22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper.
Nga të dhënat e para, dyshohet se i riu u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij, që ndodhej në katin e tretë të një pallati pranë poliklinikës së qytetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit.
Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.
Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
Bashke me Delta Force eshte edhe Çak Norris, i cili pasi beri zap nje Vietnam te tërë, do kapë çdo delinkuent kudo qe te ndodhet... Shkruani me përgjegjësi se lar nam
Shum i ri e paska filluar karrieren, nje karriere e pasur dhe e larmishme jo vetem ne Shqiperi por dhe jasht vendit ne boten e krimit... Nuk e gjeti nga tritoli e gjeti nga plumbi i snajperit. Sic e thone dhe Anglezet "Crime does not pay"... Dhe ky e gjeti ashtu sic e kerkoi!