Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan për radhën e zbritjes nga trageti

8 Janar 2024, 10:55Kronika TEMA
Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në Herceg Novi të Malit të Zi dyshohet se zanafillën e ka në momentin që ata po zbrisnin nga trageti.

Burime bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti. Konflikti verbal i nisur aty, me sa duket nuk është arritur të mbyllet në moment.


Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët janë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët.

Të tre në dëshmitë e tyre nuk e kanë përmendur faktin që ka pasur një përplasje gjatë kohës që po zbrisnin nga trageti. Policia malazeze akoma nuk ka lokalizuar agresorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë identifikuar tashmë.

2 Komente

  1. V
    Vlore

    Ashtu Tema, gjurmo gjurmo….qe ti ndihmosh sulmuesit kriminel shkije. Cfare truri altruist antishqiptar qe kane mediat e kesaj cope Shqiperie.

    Përgjigjjuni
    1. l
      labi

      E kam bere ate rruge me qindra here,kur del ose hyn ne traget radhe e daljes ose te hyrjes e vendosin punonjesit qe jane aty per ate pune,shpesh ka favorizim per vendasit e kjo eshte normale ballkanas jane dhe ata,nuk ka justifikim qe tete vete te sulmojne tre persona,mos te them dy se i treti nuk ka dal jashte nga makina.Te kalosh ne ate rruge malin e zi ershte tmerr,sidomos ne vere.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje