Të paktën 14 persona janë shoqëruar nga policia lidhur me atentatin e ndodhur një natë më parë në Vlorë. Viktimë mbeti 22-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili dyshohet se u qëllua me snajper sapo doli në ballkonin e banesës së tij.
Targat e automjetit që u gjet i djegur pas atentatit, rezulton të jetë dubluar në Kamëz, sipas burime te ABC News. Nuk dihet ende nëse automjeti mund të jetë grabitur në një qytet tjetër.
Theksohet fakti se në zonë nuk ka pasur energji elektrike për gati 10 minuta pasi ka ndodhur ngjarja dhe kjo mund të vështirësojë edhe identifikimin e lëvizjeve të autorëve. Policia e Vlorës dyshon se mungesa e energjisë elektrike të ketë ardhur për shkak të motit të keq në zonë.
Ndërkohë nga informacionet paraprake dyshimet janë se i riu mund të jetë qëlluar nga një automjet, por nuk përjashtohet edhe fakti që 22 vjeçari të jetë ekzekutuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së të riut.
Megjithatë hetimet janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje