Xhemal Loka është lënë në burg nga gjykata e Durrësit, i akuzuar se shtyu gruan e tij Bedrie Loka, drejt vetëvrasjes.
Në sallën e gjyqit, bashkëshorti i Bedries, ka thënë se nuk ka pasur konflikte me gruan, por debate normale siç ndodh në çdo familje.
Ai ka pohuar se një ditë para ngjarjes kanë dalë familjarisht dhe kanë konsumuar kafe në një lokal të zonës.
“Me gruan kemi patur debate si çdo çift. Po jo qe ta shtyja drejt vetëvrasjes. Nuk kisha asnjë arsye.
Një ditë para ngjarjes kemi dale familjarisht te konsumonim kafe në një lokal ne zone”, është shprehur ai para gjykatës, ndërsa ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
Lini një Përgjigje