Pse u vra i riu në Vlorë? Artan Hoxha flet për shpërthimin me tritol dhe zbardh skemën se si janë zhdukur 16 persona

8 Janar 2024, 21:51Kronika TEMA
Pse u vra i riu në Vlorë? Artan Hoxha flet për shpërthimin

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur lidhur me ekzekutimin me snajper të të riut Gëzim Sinomati.

Ai ka zbuluar të shkuarën e ndërlikuar të fisit Sinomati, veçanërisht të babait dhe xhaxhait të tij të ndjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha shkruan se kundërshtarët e të atit të Gëzimit, Sokol Sinomatit, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes në 3 janar të vitit 2022.

Sipas tij, qëllimi i tyre ishte të jepnin një mesazh për familjarët e Sokol Sinomataj pasi Sinomati i njohur me nofën “Buzderri”, ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjikë.

Hoxha tregon se deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.

“Ngjarja e fundit para se të ndodhte vrasja e mbrëmshme me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, ka ndodhur më 3 janar 2022.

Kundërshtarët e Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderri”, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes. Ndërsa mbrëmë, ata mundën të ekzekutonin me snajper të birin e tij 22 vjeçar.

Mjetin që u hodh në erë mbrëmjen e 3 janarit 2022, të afërmit e Sokol Sinomatit, e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tij në moshë të madhe.

Në momentin e shpërthimit mjeti ndodhej i parkuar jashtë garazhit të banesës pasi aty po bëheshin punime.

Për këtë shkak nuk ka pasur as njerëz në banesë.

Ndërkohë Sokol Sinomati ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjike.

Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjesh. Deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.

Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve. Objektivi i shpërthimit nuk ka qenë ndonjë person konkret, por dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj.

Autorët e këtij sulmi me eksploziv nuk u zbuluan kurrë dhe tashmë pas dy vitesh kemi viktimën e radhës, vrasjen e djalit të Sokol Sinomatit, Gëzimit, i cili mbante emrin e xhaxhait të vrarë më 1997-ën”, shkruan Hoxha.

3 Komente

  1. M
    Mentaliteti.

    Deri kur Shqiptaret te behen njerez... keto do ndodhin...clidhje kishte ti vinin emrin e atij qe u vra...apo te ngjallnin nje te vdekur, dhe ky qe mban emrin e xhaxhait I cili I ka rene ne qafe dikujt se ndryshe nuk te vret njeri kot...kur shohin ate djalin qe mban emrin me iden alla Shqiptarce qe te ngjallin ate qe ka vdekur...hasmi nuk e duron dot por ndodhin ajo qe ndodhi me ate djale te ri.

    Përgjigjjuni
    1. f
      filan fisteku

      Skemen qe zbertheu Artan Hoxha nuk e kuptova mire se cila ishte .....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        SHQIPERIA e mbylli vitin 2023 me rekord me te ulet te vrasjeve vetem 39 qe sikurse thote kryeministri eshte ne nivelin e Bashkimit Europian.( italia me 60 milion banor ka 328 vrasje ne 2023 duke bere nje llogari matematikore ne proporcion me popullsine Shqiperia duhet te kishte rreth 30 here me pak se Italia e cila nuk eshte shembull qetesie pra 11 vrasje ne menyre qe te ishim ne te njejtin nivel sigurie me Italine per vrasjet te pakten, realisht jemi rreth 4 here me te pasigurte . Edi me Lulin e kane mbaruar matematiken me te njejten mesuese si duket. Nga ana tjeter profesor Met Katrori nuk quan vrasje as 16 te zhdukurit dhe as ato qe i raporton vetvrasje diten e pare e prokuroria i cileson vrasje kur i regjistron si procedim, shembulli klasik kufoma e vetvrare gjetur pa koke ne Sarande. Viktima kishte vrare veten duke prere koken dhe varrosur pjesen tjeter te trupit ndersa koken e kishin marre kafshet e egra dhe derguar diku me tej) . Ska gje jemi mire kena boll e dona prape.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje