Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit: Serian Mazreku merr detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit

22 Prill 2026, 13:00Kronika TEMA
Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit: Serian Mazreku merr

Serian Mazreku është emëruar drejtor i burgut të Durrësit, duke marrë kështu drejtimin e këtij institucioni pas një periudhe ndryshimesh.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ndërroi jetë pasi pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar.

Para tij, drejtimin e burgut e mbante Indrit Cerloi, i cili u arrestua pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci.

Këto zhvillime kanë sjellë disa lëvizje të rëndësishme në drejtimin e institucionit penitenciar në Durrës.

Lini një Përgjigje