
Agjencia e Mbikqyrjes Policore jep detaje lidhur me hetimet për grupin kriminal që merret me shpërndarjen e drogave në Tiranë.
Mësohet se është arrestuar në flagracë shtetasi Wasil Hajazi, 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagracë shtetasin W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.
Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë" informoi sot AMP.
Hajde shtet hajde....Sirian...me pas.Shqiptare...
Kush i ka dhene shtetesi shqiptare ketij? Edi Rama me wokizmin e tij do ti shqyeje dyert e Shqiperise me afrikanet qe do i dergoje Meloni sepse
U zu me makinën e policit? Këta "policë" duhet mi sakatu burg nga 40 vjet! Përndryshe edhe kryeministri na bëhet kontrabandist!