
Xherxh (Gjergj) Laçi, 52-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar dhe dhunonte sistematikisht gruan dhe fëmijët e mitur për shkak të bindjeve radikale.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 mjete prerëse thika si dhe municion luftarak.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë – Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Ngujimi”.
Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari.
Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit.
Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ore, kujt i thoni "bindje radikale" ju nga krahina juaj? Sepse ne ketej I themi kur "ja ke falur Zotit mendtë, edhe pse ai nuk ka nevojë per to." Per ata qe besojne ne qenien e larte krijuese dhe të gjithepushtetshme, me gjithë mend kujtoni se Ai Zot i plotefuqishem ka nevojë per mendtë tuaja. Ai jua ka falur mendtë qe të jetoni jetën, ju ja jepni mbrapsht: "Nuk i du mer vlla. Merri mbrapsht." Dhe pastaj ndodhin keto qe ndodhin, ne emer të Atij, qe nuk ka folur kurre me ata qe flasin dhe veprojne ne emer të Tij. Demek ngrihet katunari, I thotë vetes do behen hoxhe ose profit, dhe pastaj nje tufë budallenjsh e degjojne me goje hapur.
“bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”“ Purtha shalet…
Femijet mungonin ne shkolle per 6 vite! Dhe shteti bente sehir! Keqardhje per keta femije.