Erion Alibej është me arsim të lartë: Nuk ishte i implikuar në krim, ja si u bë pjesë e trafikut të kokainës

2 Qershor 2025, 22:35Kronika TEMA
Erion Alibej është me arsim të lartë: Nuk ishte i implikuar

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej u diskutua në pjesën e dytë të emisionin  Top Story.I akuzuari rrëfeu gjatë dëshmisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion emra dhe detaje nga krimet më të rënda në vend.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat tha se Alibej është një person me arsim të lartë dhe sipas dëshmisë së tij, u implikua në botën e krimit për shkak të borxheve të të vëllait.

“Alibej ka treguar zanafillën e pasurisë dhe historisë së tij, Alibej është person me arsim të lartë ka bërë një jetë të qetë është rritur pa baba, është kujdesur për nënën e sëmurë. Kurse vëllai i tij ka zgjedhur një rrugë tjetër, ka emigruar që 16 vjeç dhe krijonte pasuri dhe borxhe të mëdha kur humbnin ngarkesat e drogës dhe do ta vrisnin.

Alibej nuk ka pasur ngarkesa kriminale deri kur udhëtoi jashtë vendit, shkoi në Itali për të marrë ilaçet e nënës dhe duke qenë që kishte një urdhër arresti për vëllanë e tij, e arrestojnë si pjesë të grupit, ai bëri 3 vite burg dhe prej atëherë u zhyt në botën e kokainës, merrte ngarkesa të mëdha. Disa prej armiqve të tij ishin edhe shokët e tij të fëmijërisë, si Çopjat. Në vitin 2018 i eliminuan vëllanë, u dyshuan si autorë emra të krimit në Elbasan dhe u zbulua se fshiheshin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja”, tha Bezat.

 

2 Komente

  1. N
    Na myten

    Vetem per gazetaret shqiptaret ne Itali te denojne kot me 3 vite burg si pjese grupi kriminal. Ky blinte ilacet e mamit ne Itali vajtje-ardhje. Keto pune i bente me rroge shteti. S'dinte gje as per vellain dhe as per Copjat.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dordomuzi

      Po po perralla , djale i kulluar posi !!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje