“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro” - Efektivi i burgut kërcënon dhe shantazhon të dënuarin, letra që e “fundosi”

2 Qershor 2025, 12:00Kronika TEMA
“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro” -

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër SPAK që të hetojë rastin e një punonjësi në burgun e Durrësit.

Top Channel raporton se ndaj efektivit me ininciale G.Kushi, prokuroria qytetit të Durrësit kishte ngritur akuzën e korrupsionit pas denoncimit të një të burgosuri se ai e kishte shantazhuar dhe kërcënuar nëse nuk do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash.

“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosurit.

Pasi e ka paralajmëruar, polici i ka lënë në një letër të verdhë me shkrim dore numrin e llogarisë, ku familja e të burgosurit duhet të hidhte shumën.

Siç rezulton, pas denoncimit të të burgosurit prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.

Sipas burimeve të TCH rezulton se paratë nuk janë paguar, ndërkohë që çështja me komunikimin e akuzës dhe marrjen si të pandehur të policit u dorëzua tek një gjyqtar paraprak i këtij qyteti, i cili ka shpallur moskompetencën me konstatimin se ky hetim dhe gjykimi duhet shqyrtuar nga gjykata antikorrupsion në Tiranë.

Gjyqtari Erjon Çela sipas Anila Hoxhës pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur që aktet  hetimore të rikonsiderohen edhe njëherë nga SPAK, që duhet të bëjë të njëjtat veprime dhe t’ja dorëzojë të pandehur policin.

 

10 Komente

  1. U
    Uuuu

    Çrare te thoshe ky police duhet te hyje ne burge e mos te dali me . Çelsat e birruces ne det

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleksander

      Ky eshte polici qe nuk e duam.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sefer Daja

        Policia që duam dhe meritojm!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          PD

          Nese nuk eshte loje ....per te fundosur policin !

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Polici ne radhe te pare eshte patronazhist. Te gjithe te burgosurit e Durresit votuan PS-ne. Gjithe ato para qe harxhuan ne fushate keshtu do nxirren. Pastaj do paguhet drejtori zv.ministri ministri i cili ne fund do ti jap perqindjen Rames. Ne mos gaboj ministri i rendit kishte thyer rekord me 20mije vota...

            Përgjigjjuni
            1. P
              Perqindjen

              Po, mos harroni te llogarisni % per Ramen. Ti qeke nje karabush, po komplet fare.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Agron

              Taulant, mbetesh simbol I ligesie, I mjerimit mendor, I poshtersise! Ptu!,rrace e keqe!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                O Agron. Po ç'ke o xhan i vëllait? Ky Taulanti e ka kaq qejf Ramën sa kerkon ta mbajë ne pushtet me zor. Nje koment bën Taulanti, fap, 10 vota për Ramën. Ti do që të hahesh me inatin e Taulantit, apo qysh? Lere ore ta nxjerrë inatin. E do Ramën, e do tjetri. Jo vetëm ky. Është Nul Noka, Kërriçi I Bari Fahlliut a se si e ka emrin ai, Andushi i Gjishit Hisni, është Belodediç, Qim Peka, ohuuu janë shumë keta adhuruesit sekretë të Ramës. Uh, se harrova. Është edhe Aldo Bububumçi. Me rafte pika më rafte. Vetëm mos i trego Zenit se u preu rrogat pastaj. Shyqyr që nuk e di. Prandaj them që, leri. Keta vetëm lule në zyrë nuk i kanë çuar Ramës, sepse te tera nderet e tjera ja kanë bërë. I kanë dhënë pushtetit katër herë. A ka dashuri me të madhe? Çfare te bejmë ne thuaj. Na ka mbetur Rama në derë dhe nuk e heqin dot, se keta nuk lenë njeri te afrohet tek Rama. Por, do durojme edhe katër vjet. Mbase edhe vdes Sali Katunari (larg qoftë, ptu, ptu, ptu) dhe u vijnë trutë ketyre kllufave.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tung

                Nuk e kuptoj jush i kthen përgjigje Tsulantit? Mos u merrni me të është thjesht deficent, kaq. Injorojeni.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cleaning

                  E paska bere burgun prone private te tij! Ku jane lidhjet? Kush eshte frymezuesi dhe perkedhelesi i ketij Kushi-t?! Kush e ka emeruar atje dhe cili eshte aktiviteti i ketij polici te korruptuar?! Nuk eshte vetem ne kete ''aktivitet privat'' ai! Idiot dhe zorraxhi me llogari banjkare! Ndeshkimi dhe publikimi i rastit duhet te behet shembull per te tjeret, ndryshe nuk ka asnje efektivitet. Tulanti ketu me siper, jo Taulanti, eshte nje mbetje toksike, qe ndyn mjedisin. Kujdes prej tij dhe merrni masa pastrim "territori"!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje