
Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla thotë se sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë mund të jenë shfrytëzuar fare mirë edhe për të devijuar fokusin.
“Unë kam një shqetësim me goditjen e TIMS-it, mendoj oraret që janë zgjedhur, janë zgjedhur natën dhe është goditur në një kohë që vigjilenca kryesisht e autoriteteve bie.
Mund të jetë shfrytëzuar fare mirë edhe për lëvizje mallrash, njerëzish. Nëse mundet të rrezikohet për një goditje, mund të jetë shumë e shpejtë, sepse në momentin që ne jemi, kryesisht sulmet kibernetike kanë dhe qëllime për të devijuar fokusin.
Në këtë kontekst, unë do bëja thirrje që autoritetet tona të kishin kujdes edhe në këtë drejtim, në një moment të paktën afatshkurtër", u shpreh ai.
Eksperti thotë në Opinion se sulmet duhet t’i shohim edhe në kontekstin gjeopolitik dhe se mund të kemi të bëjmë me një plan mes Rusisë dhe Iranit për të destabilizuar Ballkanin.
Zhilla e argumenton këtë me faktin se Irani dhe Rusia kanë një marrëveshje për çështjet kibernetike, si dhe me faktin se Shqipëria nuk është i vetmi vend që po vuan nga sulme të tilla, duke sjellë në vëmendje situatën në Malin e Zi.
“…Sepse e gjithë vëmendja e shkëputur në luftën kibernetike, por unë mendoj që ajo që i ndodhi Shqipërisë dhe goditja që po i bëhet Shqipërisë po i bëhet NATO-s në fakt. Mali i Zi sot që flasim është në të njëjtën situatë që ishim ne. U godit e-Albania dhe është goditur mendohet nga shërbimet sekrete ruse dhe serveri që është përdorur nga Home Justice Security, është vërtetuar nga ekspertët tanë që ndodhet në Rusi.
Sepse Irani ka një marrëveshje me Rusinë… Ata (ekspertët) kanë bërë një vlerësim që mendohet që host-i i të dhënave është bërë atje. Në këtë kontekst, ne duhet ta shohim në kontekstin gjeopolitik,. Vërtetë ka një vëmendje sikur Irani ka problemin thjeshtë me MEK-un, por mund të jetë ndonjë plan midis rusëve dhe iranianëve për të destabilizuar gjithë Ballkanin, duke pasur parasysh që këto goditje janë përshkallëzuar edhe në vende të tjera”, shtoi eksperti.
Me keto gomarlliqe qe thote Zhilla jo qe ekspert sigurie qe nuk eshte, por as roje te kullat e Shefqet Kastratitnuk mundet.