Fëmijët vranë babanë në Durrës, gazetarja: Dje vajza e madhe ka ikur nga familja e burrit, i thotë se është 'vrasëse'

1 Mars 2024, 12:15Kronika TEMA
Fëmijët vranë babanë në Durrës, gazetarja: Dje

Gazetarja Dorjana Bezat ka rrëfyer detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë babanë e tyre Pëllumb Metën.

Bezat tha në Top Story se kjo ngjarje ka ndikuar edhe në marrëdhënien familjare të vajzës së madhe, partneri i së cilës i ka kërkuar të distancohet nga familja e saj duke e quajtur ‘vrasëse’.

Vajza nuk ka pranuar dhe i ka shkuar pranë nënës së saj Blerinës, që ka sjellë krizë në marrëdhënien e tyre dhe më pas është larguar nga shtëpia e burrit. Nga vizita në familjen Meta ku intervistoi nënë e Blerinës, Bezat ka dhënë detaje tronditëse.

“Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë.  Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. 

Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë.

Nuk kishte as pendesë për vrasjen e pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte.  Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër.

Më bëri përshtypje kur nëna e Blerinës relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë.

Fliste vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”-tregoi gazetarja Bezat.

 

 

3 Komente

  1. p
    pjeter

    Ore po ju keni degjeneru fare o te mjere!! A ka redaksi kjo gazete?? Ca kesh shkrimi eshte ky? Shkruani ore me radhe se nuk lexoheni fare keshtu shkel e shko!!

    Përgjigjjuni
    1. ΑLiu

      Duket qarte qe keta njerëz jane te sëmurë psikik,cojini ne spital e I vizitoni a izoloni para se te jet vote e te hane prehen e rashes,ca lesh burgu keta Jane psikopati.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        shume e drejte, keta duhen izoluar ne spitalet e burgut qe jane per spiqiket. Keta marrin ne qafe dynjane ore

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje