Apeli shpall të pafajshëm shoferin e aksidentit me dy viktima në Rrugën e Kombit

29 Shkurt 2024, 18:29Kronika TEMA
Apeli shpall të pafajshëm shoferin e aksidentit me dy viktima në

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm 35-vjeçarin Marsel Busho, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 5 vite burg si shkaktar i një aksidenti të rëndë, ku humbën jetën dy te rinj.

Aksidenti ndodhi në 20 gusht të vitit 2022 rreth orës 2:30 në afërsi të Rubikut, ku mjeti u përplas me barrierën metalike. Denis Gjeta, 30-vjeç dhe Marius Çeça 31-vjeç, të dy banues në Tiranë, humbën jetën në aksident.


Ata po udhëtonin si pasagjerë në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Marsel Busho.

Shkak për aksidentin u dyshua se u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 35-vjeçarit Busho.

1 Komente

  1. s
    sapa

    Hajdutet gjygjtare dhe prokurore ska force qe i ndalon!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje