VIDEO: Hajduti hyn dhe del nga dritarja! Punonjësit të gardës i vjedhin armën e shërbimit në shtëpi, në kërkim autorët

29 Shkurt 2024, 15:19Kronika TEMA
VIDEO: Hajduti hyn dhe del nga dritarja! Punonjësit të gardës i

Dhimitër Prifti, punonjës i Gardës së Republikës, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur armën e shërbimit. Sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë kryer vjedhjen.


Në videon e siguruar nga Vox News shihet se si hajduti pasi studion terrenin, hyn nga dritarja duke dalë më pas po nga dritarja së bashku me sendet e vjedhura, mes të cilave siç dyshohet, edhe arma e punonjësit të Gardës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 

4 Komente

  1. I
    I zgjuari budalla ! ne burg !

    Hajduti i zgjuar por ka haruar qe Qielli eshte me i madhe se sa koka i tije i zgjuar ! Ja do shetisi disa dite apo jave dhe do te behet pishman si dreqi ! cmu deshe mua do te thote..Pastaj vuajne Prinderite tije dhe familia qe mezi e kane ritur deri tani ! ne vend te punonte !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje