Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.
Sipas të dhënave paraprake, një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në ambientet e një marketi dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.
Autori ka qenë i maskuar në momentin që ka hyrë brenda ambienteve të “Maximarket”, teksa i ka drejtuar armën punonjëses dhe ka marrë paratë e xhiros ditore ng të dyja arkat.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit.
Lini një Përgjigje