"Fjetja" e Artur Metanit, ILD mori mijëra ankesa qytetare në 2025, por vetëm 8 magjistratë u proceduan

26 Maj 2026, 10:55Kronika TEMA
"Fjetja" e Artur Metanit, ILD mori mijëra ankesa qytetare në

Raporti vjetor i veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2025 siguruar nga VNA, paraqet një tablo komplekse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. ILD pretendon se ka kaluar nga faza e konsolidimit drejt një "maturimi institucional", duke u fokusuar te cilësia e inspektimeve dhe integriteti i magjistratëve. Siç thuhet në dokument, kjo qasje synon jo vetëm kontrollin, por "ngritjen e standardit të shërbimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia".

Paradoksi i shifrave
Gjetja më goditëse e raportit është hendeku i madh mes pretendimeve të qytetarëve dhe masave disiplinore përfundimtare. Gjatë vitit 2025, ILD u përball me një volum rekord: 3,272 ankesa ishin objekt shqyrtimi (përfshirë ato të mbartura), nga të cilat 1,792 ishin ankesa të reja. Raporti e interpreton këtë fluks si shenjë pozitive, duke theksuar se: "Ky trend progresiv, në krahasim me vitin paraardhës, dëshmon rritjen e besimit të publikut tek roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë".

Megjithatë, kur vjen puna te procedimet, numrat tkurren ndjeshëm. Nga mbi 1,600 ankesa të trajtuara, vetëm 12 hetime disiplinore u nisën dhe vetëm 8 procedime disiplinore u propozuan pranë Këshillave. Kjo diferencë shpjegohet me faktin se një pjesë dërrmuese e ankesave arkivohen (1,211 pas shqyrtimit fillestar) sepse nuk plotësojnë kriteret ligjore ose lidhen me vendimmarrje gjyqësore që nuk mund të inspektohen.

Raporti sqaron: "Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar fillimin e procedimit disiplinor për 8 magjistratë, për 3 magjistratë kërkesat për procedim janë paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për 5 magjistratë kërkesat për procedim janë paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë".


Zvarritja e gjyqeve
Shqetësimi kryesor i shqiptarëve mbetet vonesa e pafundme e proceseve. 33% e ankesave të trajtuara lidhen me zvarritje të gjykimit dhe hetimit.

Situata është veçanërisht kritike në Tiranë, ku Gjykata e Shkallës së Parë mban peshën e 41.3% të totalit të çështjeve në rang vendi.

Raporti vë në dukje se: "Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vitin 2024 vijon të mbajë peshën kryesore në ngarkesën totale të sistemit me 53,112 çështje". ILD ka konstatuar vonesa në arsyetimin e vendimeve që kalojnë çdo afat logjik, duke dëmtuar imazhin e drejtësisë, sepse "tejkalimi i afateve logjike është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë".

Mungesa e Inspektorëve 
Pavarësisht kërkesave në rritje, ILD vetë vuan nga mungesa e personelit. Gjatë vitit 2025, institucioni kishte 10 vende vakante për pozicionin "inspektor". Rekrutimi i magjistratëve mbetet një sfidë, pasi shumë nuk shfaqin interes për shkak të kritereve strikte të vjetërsisë, çka solli edhe nevojën për ndryshime ligjore. Raporti specifikon: "Për vitin 2025 organika e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, vijon të jetë e paplotësuar me 10 vende në pozicionin 'inspektor'".

Ky raport 2025 dëshmon se, ndonëse ILD ka forcuar mekanizmat e tij, "makineria" e llogaridhënies në drejtësi ende punon me ritme që nuk përputhen me pritshmëritë dhe volumin e ankesave të qytetarëve, të cilët mbeten të ekspozuar ndaj vonesave sistematike dhe mbingarkesës së gjykatave.

11 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Zyrat e këtyre janë si suita hoteli me pesë yje ku paguhen aq majmë sa konkurrojnë ata që sigurojnë pasuri marramendëse nëpërmjet krimit. Ky Metani e meriton plotësisht emrin e gazit metan, që e prodhojnë njerëzit me zorrën e trashë me qëllim për t'i hapur rrugën gjeneral menderit. Këta bashkë me fondet stratosferike të pagave të tyre, një e mirë e të cilave mund të shkonin për të mëshiruar pensionistët, për rehatin financiar të tyre, janë gati t'i hanë edhe vetë pensionistët të gjallë. Parazitët me pushtet bëjnë jetë agallarësh dhe mbështetin agallarët e krimit edhe brenda institucioneve, të cilëve kanë detyrë t'i pastrojnë nga shkelësit e shpërdoruesit e ligjit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk bejne shtet,lloji i njethundrakut....

      Po nga turku Metin prisni drejtesi!? O Zot cfare ttjeter do te na shohen siite.... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
      1. a
        alma nga tirana

        ky ha buken kot asnje lek pune nuk ben turp madh

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjyka Tësi

          Po ç'i duhet Turit! Ai sikur e bëri punën sipas ligjit, sikur të mos e rruajë fare për punën, rrogën 5 milion lekë në muaj, nuk ja prek kush....... . Me ligjin e ri, këta janë vet zot, vet shkop. Askush nuk I kontrollon. Ndryshe quhet, ndërhyrje ( në rehatinë) e sistemit të drejtësisë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Analist

            Ky eshte mut mbi mut.Mjere populli ne cfare drejtesie ka rene.Nuk pyesin per asgje tjeter vec per paga e per qefe se ata i arijne .Mjere populli i shkrete deshtimi.i plote eshte e famshmja ne.thonjeza reforme ne drejtesi qe objektiv te vetem ka te mbroje sali vrasesin sali hajdutin .Turp me te madh nuk ka .Haram rrogat i blefshin ilace per semundje te pasherueshme .I zente gjaku i popullit.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dum dam dum

              Parazita që ushqehen me taksat e shqiptarëve,,edhe spaku spurdhjaku që erdhi me aq bujë,,është qelbur si ai uji i ndenjur,,

              Përgjigjjuni
              1. F
                FATMIRI

                SI NUK E SHKARKOJN KËTË THESIN NE MUT KY FISQIRI ESHTE KOKË E KËMBË ME LLUMIN E GJYQËSORIT

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vk

                  Ku eshte me bufi me kermilli me shushunja dhe me anadollaku i te gjithe sistemit ky qe duhej te ishte roja dhe pararoja i standarteve ky as per roje kazanesh nuk ben tuhaf burre kush e ka vene aty ja ka pare hajrin se ska mundesi te jesh ne ate pozicion nga hici

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Besniku

                    Ky far surrati, ky matuf, ky do varur kokë poshtë si duçja. Ky eshte kanceri i sistemit. Ta varim kokëposhtë që ti dali shpirti sa më vonë. Yyyyyyyyyyy kanceroz. Besi

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shetshetshet

                      Po pse kaq gjate ne kete vend pune ky kodosh? E he eshte vellai I asaj Englantina Gjermenit, sot ambasadore, perfituese ne pushtet nga Lesh e lija. Po keshtu do te rrokulliset ky vend deri sa te shkermoqet. Askush nuk e meriton vendin e punes. Behen akoma qoka. Prandaj nuk punonjne njerezit se I kane shpatullat e ngrohta.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        ARBEN

                        Une qe po shkruaj kam eksperiencen time me ILD -ne.Paraqita nje ankese ndaj nje vendimi gjykate qe une dhe avokati im e gjykuam si te padrejte. Vendimi ishte ne kundershtim me ekspertizen dhe nuk justifikohej hollesisht vendim marja.Une kisha bere nje padi ne gjykate per nje vendim te mare ne menyre arrogante ne shkelje te ligjit nga Agjencia Kombetare e Mjedisit.Qe ne fillim gjykata duhej te me jepte te drejte pasi cdo gje ishte ne shkelje te ligjit....... Ankimimi im ne ILD zgjati rreth dy vite,pas kembenguljes time me 2 ose 3 shkresa. Ne fund ILD jepte nje vendim qe meqenese une kisha ankimuar ne shkalle te dyte,te prisja qe te vendoste kjo e fundit.Sipas ketij institucioni une duhej te prisja edhe 7 ose 8 vite dhe gjygjtarja per vite te tjera mund te bente sipas qejfit.Kjo eshte ILD-ja me ne krye kete kokoshin tullac.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje