Flakët në Bulqizë e Dibër jashtë kontrollit, vatra e zjarrit aktive prej 10 ditësh, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen

17 Korrik 2025, 09:43Kronika TEMA
Flakët në Bulqizë e Dibër jashtë kontrollit, vatra e

Situata e zjarreve në Bulqizë e Dibër vijon të mbetet kritike. Qindra hektar pyje halore dhe dushqe janë përshkuar nga zjarri i cili është aktiv prej 10 ditësh.

Më e rënduar situata mbetet në parkun kombëtar “Lurë mali Dejës” ku vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit pasi është zgjeruar në një perimetër të konsiderueshëm, duke e bërë të vështirë e thuajse të pamundur izolimin.

Në terren janë me dhjetëra forca të pushtetit vendor, agjensisë së zonave të mbrojtura, bashkisë Dibër dhe forcat e armatosura.

Për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja është problematike dhe me rrezik për të gjithë punonjësit që janë angazhuar në terren.

Ndërkohë, edhe në Bulqizë vatra e zjarrit në malin e “Vlashajt” në Shupenzë ka dalë jashtë kontrollit. Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur në disa vatra duke kaluar edhe mbi fshatin Godvi.

Terreni i thepisur edhe këtu ka vështirësuar punën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të shërbimit pyjor e banorëve të zonës.

Autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri pasi nga terreni është tepër e vështirë fikja e zjarreve, ndërsa dëmi ekonomik sa vjen e rritet.

Lini një Përgjigje