Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës, ka dhënë një deklaratë për media.
Mes lotësh ajo tha se Arbeni ishte një njeri i jashtëzakonshëm, gjithmonë i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët.
“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët,” – u shpreh bashkëshortja e tij.
Ajo rrëfeu momentin kur mori lajmin tragjik:
Na njoftoi një koleg që kishte punuar me të. Më tha që Beni ka pësuar aksident. Nuk e mendova këtë gjë, sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm, notar i mirë dhe nëse do të kishte aksident, do ta rregullonte vetë anijen.”
Ndërkohë, nipi i tij theksoi se humbja është e jashtëzakonshme dhe falënderoi të gjithë ata që punuan për gjetjen e trupit. Ai shtoi se shpallja e të afërmit të tij si Dëshmor i Atdheut është nderim i merituar.
“Është një humbje shumë e madhe. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar si për gjetjen e trupit, ashtu edhe për nderimin që e ka pasur të merituar. Të mos harrohet dhe të respektohet si hero, pasi ka bërë një akt që nuk e bën çdokush,” – u shpreh ai.
Me djalin që i mban dorën, flet mes lotësh gruaja e kapitenit hero: Edhe jelekun e fundit ia dha turistëve pic.twitter.com/e44MUeB68s
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 11, 2025
Me sa duket Anija turistike nuk ka qenë e pajisur me mjetet e shpetimit , me sa duket dy turistat kane rene aksidentalisht dhe nuk kane pasur te veshur Jeleket e shpetimit, me sa duket ata jane hedhur te bejne not me lejen e kapitenit te anijes pa pasur te veshur Jeleket e shpetimit duke qenë te gjitha këto jashte rregullores se lundrimit dhe duke e pa kapiteni këte situate te renduar për dy pasagjeret e tij eshte hedhur për ti shpetuar se për ndryshe nëse nuk do te kishin shpetuar dy Turistat e huaj do e kishte te sigurte shume vite burgim , fati nuk qe me te edhe pse I shpetoi jeten dy turistave nuk arriti te mbi jetonte vete. Qofte i Xhenetit ????????????????????