Fluks i madh udhëtarësh në pikën kufitare të Muriqanit

8 Gusht 2025, 11:25Kronika TEMA
Fluks i madh udhëtarësh në pikën kufitare të Muriqanit

Një fluks i madh mjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku pritjet kanë zgjatur me orë të tëra. Sipas udhëtareve që po hyjnë në Shqipëri, për një distancë prej vetëm një kilometri u janë dashur mbi dy orë pritje në radhë.

Shumë prej tyre vijnë nga Italia pas një rrugëtimi të gjatë prej 15 orësh, shpesh bashkë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat në zonë kapin 40 gradë Celsius.

Udhëtarët shprehen të lodhur dhe të irrituar nga vonesat dhe kushtet e vështira në kufi, duke apeluar për menaxhim më të mirë të fluksit dhe krijimin e kushteve minimale për fëmijët dhe të moshuarit gjatë pritjes.

Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën.

2 Komente

  1. K
    Ky eshte Fevziu

    Dergoni Fevziun , mjerrani Bufit qe ngeli rrugeve duke pyetur ata qe shesin shalqi anes rruges per turrizmin. Haaaaa Fevziu , e ka cuar Bufi me sherbime

    Përgjigjjuni
    1. K
      Km

      E kam hequr ne kurriz vetem kete aks rrugor,prej 15 vjetesh.Mendimi in eshte pergjegjesi e policise malazeze..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje