FOTO: Ky është portugezi që vrau Ardian Nikulajn, përshëndeti në shqip biznesmenin për ta bërë konfuz

27 Prill 2023, 09:33Kronika TEMA

FOTO: Ky është portugezi që vrau Ardian Nikulajn,

Ky është portugezi, Ruben Saraiva vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Saraiva në momentin kur ka hyrë në lokalin ku ekzekutoi ka përdorur një përshëndetje në shqip drejtuar biznesmentit Nikulajt. “Si je?” është fraza që ka përdorur Saraiva me qëllim për të bërë konfuz viktimën dhe dëshmitarët në lokal.

Policia zbardhi ngjarjen dhe lëshoi 6 urdhër arreste, mes tyre për Ruben Saraiva, një shtetas portugez, për të cilin ka dyshime të arsyeshme se është personi që qëlloi mbi Nikulajn.

Mes personave në kërkim, përveç portugezit, janë një person me shtetësi shqiptare dhe britanike dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë.

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “vrasje për motive gjakmarrje e kryer në formën e grupit të sturkturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.

2 Komente

  1. A
    Andreas

    Po sikur ne deshmite e te pranishmeve, ishte thene qe ai kishte folur me shume se "si je?", sikur kishte thene "si kalut?", "hapu pak", "ruhu pak" etj..etj... pastaj ajo dora e zbuluar qe mbante armen, dhe qe ishte trumbetuar si nje "gabim fatal", qenka paksa shume e bardhe per te qene dora e nje njeriu me nje fytyre aq te zeze!!!

    Përgjigjjuni
    1. p
      policia qe duam

      futja kot, ky eshte i zi, ndersa ne video duket qarte qe vrasesi i ka duart e bardha.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje