Nuk i lanë të futen brenda, tre të dehur përleshen me thika me pronarët e fast-food-it në Pogradec

26 Prill 2023, 18:45Kronika TEMA

Nuk i lanë të futen brenda, tre të dehur përleshen me thika

Një konflikt me thika ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit mes pesë personave, mes të cilëve dy vëllezër. Këta të fundit, pronarë të një fast-food-i në qytet janë përleshur me tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë të dehur.

Tre të dehurit kanë shkuar në fast-food, ndërsa punonjësit (pronarët) e fast-food-it nuk kanë dashur të futen brenda duke u kërkuar të dalin jashtë. 

Aty është agravuar situata dhe njëri prej tyre ka marrë në dorë thikat që përdoren për të prerë mishin, duke i kërcënuar të dehurit.

Fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa të lënduar në njerëz, ndërsa Policia, e cila arriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar të pesë personat dhe po kryen veprimet e mëtejshme.

3 Komente

  1. C
    Cisco

    Ja dhe nje Dite Normale ne Shtetin me Majmunet e Dehur .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deshmitari

      U rikthye prap Mesjeta, me thika e shpata....ptuuu!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Likja

        Mir ja ke Bo,vjen tjetri ne pron te tjetrit dhe shet dhe pordhe,,,si bone sufllaqe per qent,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje