
Apeli i Gykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit Suel Çela për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Çela nga arratia kërkoi rrëzimin e vendimit për masën e arrestit me burg ndaj tij.
Trupi gjykues ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të 17 majit të vitit 2022 ku për Suel Çelën caktohet masa e sigursë “arrest me burg”.
Nga verifikimet e Spak pretendohet se Suel Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial.
Po ashtu nga dëshmia e Dumanit është zbardhur edhe një tjeter porosi që Suel Çela ka dhënë për vrasjën e Elton Kikës i njohur në Elbasan me emrin Oti. Plani për vrasjen e administratorit të një shkollë privatë në Tiranë ndodhi në 18 janar të vitit të kaluar.
Fatmirësisht ai i shpëtoi plumbave të cilët kapën vetëm automjetin e tij. Për sulmin ndaj tij në pranga është Skerdi Tase i cili para hetuesve ka pranuar që ka qënë autor i krimit. Sipas dëshmisë së tij ai është ndihmuar nga Enrik Hoxha për tu larguar.
I pyetur nga prokurorët e SPAK, Hoxha ka treguar disa të dhenave dhe informacione se Suel Çela kishte paguar për eleminimin fizik të biznesmenit Lulzim Masha.
Suela krimenele?! Shifni cfar fytyre egjellore eshte Suela pastaj shkruani per te.