Shkoi të merrte kokainën e fshehur në një kontejner me banane, arrestohet shqiptari në Itali

26 Prill 2023, 12:58Kronika TEMA

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në një kontejner me

Një 21 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italianë këtë të mërkurë pasi është përpjekur që të marrë një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore porti i Vado Ligurian (Savona).

Mediat italiane shkruajnë se kontejneri mbërriti në bordin e anijes motorike “Maersk Penang”, e ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë banane brenda së cilës ishte fshehur një sasi prej 85 kg kokainë.

Ndalimi i tij është bërë në momentin që ai po përpiqej që të merrte drogën nga kontejnjeri.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën pajisje për të hapur me forcë konteinerin. 

Lini një Përgjigje