Ekzekutimi i Ardian Nikulajt: Si nisi historia e gjakmarrjes, për 10 mijë lekë të vjetra

26 Prill 2023, 09:41Kronika TEMA

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt: Si nisi historia e gjakmarrjes, për 10

Ajo e gjakmarrjes është pista kryesore e ekzekutimit të biznesmeni Ardian Nikulaj në Lezhë pak ditë më parë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Nikulaj ka qenë në hasmëri me fisin Lekstakaj qëprej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë në një pikë karburanti.

E ftuar në emisionin ‘Open’ ajo tha se në dy vitet 1997-1999 mes palëve ka pasur disa vrasje e plagosje. 

Gazetarja theksoi se Nikual ka qenë person me ndikim në zonë ndërsa i ka dalë emri në përgjimet për tjetërsimet e pronave në Shëngjin.

“Nikulaj u vra sepse nuk arrihej lehtësisht. Kishte shumë influencë si biznesmen dhe ishte i lidhur me botën e krimit. 

Nikulaj ka dalë në përgjimet e prokurorisë për tjetërsimet e pronave në Shëngjin më parë. Në këtë fushatë mbështeste kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, ndërsa i vëllai mbështeste kryetarin aktual të bashkisë.

Policia beson për një vrasje me motive gjakmarrjeje, por nuk përjashtohen konfliktet për arsye të tjera. 

Përplasja e Nikulajt me fisin Lekstakaj ka nisur në vitin 1997 pas një konflikti në një karburant për 10 mijë lekë të vjetra që pretendohet se nuk janë paguar. 

Është ekzekutuar vëllai i Ardian Nikulajt dhe një person nga fisi tjetër në këtë rast. Në shtator të këtij viti vritet Gezim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip. 

Në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Kjo dyshohet se ndodhi nga Nikulajt por jo për motive gjakmarrjeje. 

Nikulaj nuk u mor kurrë në pyetje për këto raste. Konflikti nuk është zgjidhur asnjëherë. Pista kryesore është gjakmarrja dhe pse nuk përjashtohen të tjerat” – tha Lala.

4 Komente

  1. T
    T

    Ka lezet lere te vriten me njeri tjetrin kjo lloj katigorie .se ate nivel kan kta kujtojne se u ben me lek dhe u ben te mencur .por deri derr ngelet .aty do dhjesi te kultu3a e vet 100 vjecare .rrace e poshter

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albpady

      Ti je rrace e mire,lum baba qe ka qite pushke kur ke le.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Koli

      Po kjo Lalla e Sali Mutit,dhe ca Analista(qe per fat te keq ne Shqipni jane me kile) thane qe eshte Vrasje Politike.Sali Muti si gjithmone tha me vrap,kuptohet Bashke me Like Floririn qe e Vrau Edi Rama,se po i marrim fitoren ne zgjedhje.Shtet Leshi:Pse nuk ka nje Ligj,qe kush Gazetar,Analist,Politikan qe shfrytezon Vdekjen e nje personi per arsye Politike,te denohet:Ka denim me gjoba,ne gjithe Vendet Demokratike funksionon keshtu,ne Shqipni Zero Ligje.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Or Albpady pse je merzit ,mor djale.Ai me germen T ,ka thene ate qe te gjithe e thone:Po vrave do vritesh.Vetem ne kete shkrim del qe jane Vra mbi 5 veta nga familja Lekstakaj,ndersa ky zotnia pse ishte (Bisnezmen),nuk eshte therritur kurre nga Prokuroret.Vetem kaq eshte Boll me kuptuar ate qe thashe me lart:Po vrave do vritesh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje