Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit

25 Prill 2023, 15:36Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg kunatin dhe ish-truprojën e

 

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg Artur Ballën dhe 10 vite burg Bledar Lilon, përkatësisht kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit, të akuzuar për pastrim parash, grup kriminal si dhe konfiskimin e shumës prej 18 399 941 eurosh.

Të tre akuzohen se do të pastronin në Shqipëri miliona euro të mafias italiane.

Kujtojmë se vetë Rezart Taçe është në arrati. Rezart Taçi akuzohet  së bashku me katër italianë dhe dy bashkëpunëtorët e  tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Taçi do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri.

Ndaj Taçit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Ndërkohë biznesmeni, Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli ka organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

18.4 mln euro të mafies italiane 'Cosa Nostra' u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Taçi do pastronte 18.4 mln € përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre. 

Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim nga policia. 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e bllokoi operacionin.

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.

 

1 Komente

  1. J
    Jim

    Po Liri Berisha ku futet?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje