
Kristina Bregasi është një nga të mbijetuarat nga aksidenti i ndodhur më 19 prill, ku ndërroi jetë i mituri Aldo Zyliftari dhe mbetën të plagosur rëndë 15-vjeçarja, shoferi dhe një tjetër e mitur.
Aktualisht e mitura ndodhet në spitalin e Traumës, ku pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, ende ajo nuk ka reaguar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Babai i saj bën apel për ndihmë në mënyrë që të mund ta dërgojë të bijën e vetme për kurim jashtë vendit.
Në rrëfimin e tij, Abaz Bregasi, thotë se aksidentimi i vajzës i ka prerë edhe motivin e vetëm për të jetuar pasi djali i vdiq 7 vjet më parë nga një tumor, dhe gruaja e cila nuk mundi ta përballonte humbjen e djalit, ndërroi jetë pak kohë pas tij.
“Vajza ime kishte dalë me shoqërinë, pasdite nga ora 5 dhe nga ora 7 më thanë hajde xhaxha se ka bërë aksident çupa. Shkova në Berat, por aty e kishin nisur për Tiranë. Në gjendje të rëndë vajza. Donte ndihmë shpejt. Po mos të kishte ardhur për gjysmë ore, do kishte ndërruar jetë.
Vajza ka 6 ditë sot. Në kokë, në krahë të majtë dhe tek syri. Është bërë operacion dhe është në reanimacion. Nuk ka reaguar fare. Shpresa kemi. Kërkoj ndihmë nga qytetarët. Kërkoj ndihmë dhe për ta çuar jashtë shtetit. Vetëm këtë vajzë kam. Më ka ndërruar jetë djali dhe gruaja.
Djalin e kisha në shkollë. Kishte tumor në kokë. E solla tek Nënë Tereza në Tiranë, por ndërroi jetë. Gruaja ka ndërruar jetë para tre vitesh. Jetoj vetëm për këtë vajzë.
Aksidenti ka ndodh në Poliçan. Të më ndihmojnë. Vajza e vetme e imja. Është në shkollë, në vit të parë në gjimnaz. Kishte ëndrra. Unë zëre se pa punë jam. Kur të dalë ndonjë punë. Kërkoj ndihmë,”-tha babai i Kristinës. Abazi jeton në gjendje të rënduar ekonomike dhe shpresat e vetme i ka tek bujaria e njerëzve.
Mund te hape tema nje llogari bankare ku te kontribojne lexuesit
E beni qe e beni lajmin, pse nuk jepni dhe informacion se si dhe ku mund te dhurohet?
Duhet ndihmuar.cudi qe sbehet gjalle kurva Skraparit Meta e te dhuroje dicka nga ato qe ka vjedh.i ka patriote te shkuara vajzes dhe adresoni ku te dergohen ndihmat
Per te gjithe ju qe deshironi te ndihmoni, ne komentet tek video e publikuar, ReportTV jep dhe nje numer telefoni te zoterise. https://www.youtube.com/watch?v=-XFsh1mN1KQ