
Stiven Toshkesi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.
Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Këtë ngjarje të rëndë e ka përmendur edhe gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake Up”, ku shprehet se Stiven ishte kërcënuar edhe më herët, por nuk kishte denoncuar.
Arbër Muratataj, djali i Admir Muratajt i vrarë në vititn 2019, i cili ndodhet në kërkim, ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte goditur me thikë, 2 javë para vrasjes së tij. Sipas Hoxhës, në dëshminë që dha e dashura Stivit në polici, rrëfen se ai i kishte treguar shenjat e thikës në trup, kur Arbëri e kishte sulmuar, por kishte zgjedhur që të mos e denonconte.
Blendi Salaj: E kam të dëgjuar, por dua të ma konfirmosh nëse ke informacione për këtë, që edhe ne rastin e fundit që ndodhi, e Stivit, ka pasur një sulm para pak kohësh dhe ai nuk kishte denoncuar.
Anila Hoxha: Jo vetëm që ka patur një sulm, por e dashura e Stivit, është pyetur nga policia e Tiranës dhe nga prokurori i çështjes edhe ajo ka dhënë detaje shumë interesante dhe e kanë ndihmuar hetimin.
Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente.
Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij. Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve.
Në Shqiprie nuke ka Shtet, dhe as drejtesis: Ku do në bote përdimore, njerzit problematike, monitorohen, dhe mbahen nën vezhgime të posaçem: Familjaret dhe femijet, e kriminelve dhe të terroristave, duhet që të mbahen nën vezhgime të posaçem si mose në Shqiprie, se pse ne kemi mentaliteti barbara mesjetar Otomane, shume her në krime dhe terrore përfshihet edhe familja dhe fare e fis::: Djali i një terrorist ka shume gjasa që të behet edhe ai terrorist si i Jati.
Turqia ballkanike evropjane ,,,,