
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pas kallëzimit të një 22-vjeçareje, se i kishte marrë celularin dhe se e shantazhonte pse kjo kishte filmuar aksidentin ku ishte përfshirë ai.
Sipas policisë, i riu duke lëvizur me mjetin e tij ‘Porsche’ ka përplasur dy mjete e një motoçikletë.
Ai u shfaq dje në një video në rrjetet sociale duke ndjekur një mjet ‘BMW’, duke u përpjekur t’i zërë rrugën.
‘BMW’ në përpjekje për t’u shmangur është përplasur me një mjet ‘Benz’ që ndodhej para.
Më pas ‘BMW’ në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një motoçikletë.
Këta jane Talibane, me mentalitet primitive, Turko-otmane.. Duhet të veproje se pse këta nuke bëhen njerze kurre.