Dorëhiqet nga ‘Shqiponjat’ e Vlorës ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla

26 Prill 2023, 17:44Kronika TEMA

Dorëhiqet nga ‘Shqiponjat’ e Vlorës

Fetie Kasa, ish-kampionia e peshëngritjes është dorëhequr nga Policia e Vlorës, ku prej vitesh ishte në radhët e forcave “Shqiponja”. 

Dorëheqja është bërë rreth një muaj më parë dhe sipas burimeve të Report TV, e gjitha lidhet me pakënaqësitë ndaj një operacioni ku grupit të “Shqiponjave”, përfshirë Fetie Kasa, u iku nga duart Inez Hajrulla, një person me precedentë penal dhe disa miq të tij.

Furgoni i Shqiponjave me 4 efektivë ka marrë urdhër për të ndjekur dhe ndaluar një makinë që ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë. 

Grupi i Fetie Kasës arritën të ndalojnë automjetin që drejtohej nga Denis Karafili në një servis pranë lagjes “Pavarësia”. 

Por gjatë përpjekjes për ta hipur në furgonin e policisë Denis Karafilin, u kundërshtuan nga disa të rinj pasagjerë në automjet, përfshirë Inez Hajrullën.

Të gjithë u larguan drejt Ujit të Ftohtë tek baza e Hajrullës, lokal ‘Oslo’. Aty u desh ndërhyrja e FNSH dhe Opracionales, të cilën gjetën në lokal, armë dhe radio policie, arrestuan Denis Karafilin, por nuk mundën të gjejnë Inez Hajrullën dhe 3 të tjerët, të cilët u shpallën në kërkim nën dyshimin se janë pjesë e një grupi kriminal.

Burimet thanë se Fetie Kasa dhe efektivët e tjerë kanë pretenduar në deklarime se nuk arritën ta ndalojnë fare automjetin, duke mohuar që i dyshuari u kishte ikur nga duar, ndërkohë që oficerët e Krimeve kanë deklaruar se ka pasur konfrontim fizik mes uniformave blu dhe të rinjve që mendohet se edhe ata janë me precedent penalë.

3 Komente

  1. T
    Tomi

    Poca ishte kjo Nafija drejtore policie qe dha doreheqjen, apo police patrulle. A u ftofshi ne sume me gjithe fetonafijen!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      O Tomi kokë betoni. Po ti kishin qëlluar, ti me babait tënd sali QENIN do bëshit NAMIN. Shko more PEDERAST

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomi

        Julka ate mamin motren e gjithe fisin si i ke e ku i ke. Po c'pate moj julka transvestite te pelqejne pederastet, po shko qiu julka me ke te duash dhe mos u merr me te tjeret e vec komento mendimet e tua, tung julka

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje