Vrasja e Ardian Nikulaj: 6 persona morën pjesë në atentat, 1 shqiptaro-anglez, 1 portugez dhe 4 anglezë

26 Prill 2023, 18:09Kronika TEMA

Vrasja e Ardian Nikulaj: 6 persona morën pjesë në atentat, 1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat, zbardhi detaje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 Prill në Shëngjin.

Ai tha se janë siguruar prova biologjike të pakundështueshme, që i përkasin autorit të kësaj ngjarje të rëndë. 

Nga provat janë caktuar masat e sigurisë për 6 persona. Një shtetas me kombësi shqiptare dhe britanike, një portugez dhe 4 britanikë, mes tyre një vajzë.

Autorët sipas Rrumbullakut, janë larguar nga territori shqiptar.

Sa i përket motiveve, kreu i Policisë së Shtetit tha se pas saj qëndron gjakmarrja.

Sa i takon ekzekutorit, Rrumbullaku konfirmoi se ai është shtetasi portugez.

“Në lidhje me sigurimin e provave ju garantoj se kemi siguruar prova të plota që definitojnë plotësisht autorësinë, rolet e personave të dyshuar. Jemi në një fazë të dytë në terren me partnerët për kapjen e tyre”, shtoi kreu i policisë.

Deklarata e plotë:

Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës.

Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

Mënjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm;

• Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm;

• Letërnjoftim;

• Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike

Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes.

Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:

E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,

R. R. S., shtetas portugez,

H. J. S., shtetas britanik,

H. B., shtetase britanike,

TH. M., shtetas britanik,

S. P. H, shtetas britanik,

Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj.

Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Më lejoni që në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ndiej detyrim dhe nevojë të sqaroj opinonin publik dhe juve të nderuar gazetarë, në lidhje me reagimin dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, jo vetëm në rastet e ngjarjeve kriminale, por në tërësinë e punës së tyre, sepse pavarësisht opinioneve, deklaratave mediatike, ju siguroj juve dhe qytetarët, se Policia e Shtetit ka reaguar dhe është angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen me grupe të posaçme hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët vendas dhe ata të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Policia e Shtetit flet me prova për ngjarje të caktuara dhe me rezultatet që strukturat e saj arrijnë në punën e përditshme, jo me opinione. Në këtë kuadër kërkohet rritja e ndërgjegjësimit dhe e bashkëpunimit të qytetarëve, rritja edhe më shumë e besimit të tyre te Policia e Shtetit, me qëllim që të raportojnë në kohë për çdo paligjshmëri me të cilën përballen, pasi denoncimi në kohë, i jep mundësi Policisë të veprojë menjëherë dhe drejt objektivit.

Njëkohësisht, dua të siguroj qytetarët, se asnjë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk është i implikuar në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën.

Punonjësit e Policisë janë në krye të detyrës, me përgjegjësi ligjore dhe morale përballë qytetarëve, për të përmbushur sa më mirë këtë mision të shenjtë në shërbim të tyre.

Të nderuar qytetarë, na besoni dhe bashkëpunoni edhe më shumë me ne, dhe pa diskutim që do kemi parametra më të mirë të rendit dhe sigurisë, si dhe një shërbim edhe më cilësor ndaj jush.

20 Komente

  1. M
    Mbasi ikin Vrasesit del Policia e jep deklarata !

    Po noj punonjes Policie nuk ishte i perfshire ne Vrasje ? E pabesushme . Futu edhe njiher ne hale e shif mos ke harru noj polic atje

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rema

      Po ishte njeri ne hale me motren tate .po ishin fut ke haleja e grave e prandaj se kapen .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rema eshte nji moretqire pederast halesh

        Rema . un s'kam moter jemi tre vllezer por nuk ta shkerdhejme Motren ty se smerremi me putana halesh . Te shkerdhefsha robt Rema ,por 's'tu drejtova ty mor moterqir ,apo mos je noj polic noj bythqim e te dogji bytha ! Yt tq rbt

        Përgjigjjuni
        1. h
          hik ee ju shkedhefsha robt Polici shkerdhatsh

          Rema e ka motren Prostitute Policie .

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kafazi i Arte pa Hajer.

          Eshte mese normale ! Policia e ka per detyre te kapi ato Kriminele qe dikur largoheshin ne drejtim te pa ditur ! Dhe aqe me teper se cilido qofte ! per cfare do lloji qe thyhen Ligjet ! tani iku ajo kohe ! cdo Bibiron do kapet ! dhe pastaj tek vendi me Orare ne Hajrosje ! Ne vend qe te Jetoje prane Families dhe te dashurve te tjere.. Vetem budallejnte se kuptojne qe Qielli eshte ne madhesi me e madhe se Toka !

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kafazi i Arte pa Hajer.

            Eshte mese normale ! Policia e ka per detyre te kapi ato Kriminele qe dikur largoheshin ne drejtim te pa ditur ! Dhe aqe me teper se cilido qofte ! per cfare do lloji qe thyhen Ligjet ! tani iku ajo kohe ! cdo Bibiron do kapet ! dhe pastaj tek vendi me Orare ne Hajrosje ! Ne vend qe te Jetoje prane Families dhe te dashurve te tjere.. Vetem budallejnte se kuptojne qe Qielli eshte ne madhesi me e madhe se Toka !

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kafazi i Arte pa Hajer.

              Eshte mese normale ! Policia e ka per detyre te kapi ato Kriminele qe dikur largoheshin ne drejtim te pa ditur ! Dhe aqe me teper se cilido qofte ! per cfare do lloji qe thyhen Ligjet ! tani iku ajo kohe ! cdo Bibiron do kapet ! dhe pastaj tek vendi me Orare ne Hajrosje ! Ne vend qe te Jetoje prane Families dhe te dashurve te tjere.. Vetem budallejnte se kuptojne qe Qielli eshte ne madhesi me e madhe se Toka !

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kafazi i Arte pa Hajer.

                Eshte mese normale ! Policia e ka per detyre te kapi ato Kriminele qe dikur largoheshin ne drejtim te pa ditur ! Dhe aqe me teper se cilido qofte ! per cfare do lloji qe thyhen Ligjet ! tani iku ajo kohe ! cdo Bibiron do kapet ! dhe pastaj tek vendi me Orare ne Hajrosje ! Ne vend qe te Jetoje prane Families dhe te dashurve te tjere.. Vetem budallejnte se kuptojne qe Qielli eshte ne madhesi me e madhe se Toka !

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kafazi i Arte pa Hajer.

                  Eshte mese normale ! Policia e ka per detyre te kapi ato Kriminele qe dikur largoheshin ne drejtim te pa ditur ! Dhe aqe me teper se cilido qofte ! per cfare do lloji qe thyhen Ligjet ! tani iku ajo kohe ! cdo Bibiron do kapet ! dhe pastaj tek vendi me Orare ne Hajrosje ! Ne vend qe te Jetoje prane Families dhe te dashurve te tjere.. Vetem budallejnte se kuptojne qe Qielli eshte ne madhesi me e madhe se Toka !

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bozhigradi

                    Ke thene nje gje shume te bukur Kafazi i Arte: Vetem budallenjte s'e kuptojne qe qielli eshte me i gjere se toka. Bravo!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kafazi karit ju jeni Funderinat e Njerzimit

                      Ju jeni plehra si edhe ata qe i beni ktu suport . Gjuha juaj eshte teper primitive njelloj si deklarata e policit nalt , qe bo vaki eshte pjes e rrjetit kriminal . Ju kutojme juve idioteve ,qe deri me sot jan denuar disa police qe i kan sherbyer krimit te organizuar ne shqiperi . Si i paskan verifikuar e hyre ne kto detaje nqs nuk kan pasur me par njohuri ? Kjo eshte allogjike ,eshte nji mashtrim qesharak,qe jeni mashtruar te mashtroni ata njerezu aty . Eshte e pamundur qe kjo Polic dallakuakesh mos te ken pasur dijheni e njohuri te krimineleve me pare , Por hajt mo se e keno bo rruge ju ,se merrni zarfat me miljona qe te heshtni , Si ben me Bankierin Shanto qe Polisit me Motorrin qe ishte ne vend ngajrje nuk kishte Benzin te ndiqte Vrasesin e Bankierit .Eshte e njejta Loje qe lunai o plehra qe jo polici nuk jeni por s'dihet se kujt i sherbenio se keni gjetur ca kaqola si Cucin edhe Te Gjatin e beni cfar ju do trapi me Postet . Nji mut keni per te bere ,ktu do jemi .E gjtha eshte nji Loje e ndyre ku Policia eshte bashkpunetoe ne cdo krim . Plehra Kte surrat qe deklaron e kisha shkarku direkt . Ky eshte i paafte

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kafazi i Arte pa Hajer.

                      Eshte mese normale ! Policia e ka per detyre te kapi ato Kriminele qe dikur largoheshin ne drejtim te pa ditur ! Dhe aqe me teper se cilido qofte ! per cfare do lloji qe thyhen Ligjet ! tani iku ajo kohe ! cdo Bibiron do kapet ! dhe pastaj tek vendi me Orare ne Hajrosje ! Ne vend qe te Jetoje prane Families dhe te dashurve te tjere.. Vetem budallejnte se kuptojne qe Qielli eshte ne madhesi me e madhe se Toka !

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        YLLI

                        Ju lumte hetuesve te Policise se Shtetit! Po deshmojne dita-dites profesionalitet e pergjegjshmeri te larte: tregues keto se Shteti Shqiptar tashme po konsilidohet dhe po i tregon vendin e merituar krimineleve te cdo lloji!

                        Përgjigjjuni
                      2. d
                        den

                        Sipas drejtorit te policise Rrumbullakut, ai personi i gjate 1.90cm me xhup fosforeshent si te policise i cili fliste edhe shqip mire ( dialekt verior ose shqiperia e mesme sipas deshmitareve okulare )na paska qene nje nje shtetats portugez.Se kuptoi kaq pjesmarrje kaq te gjere te shtetasve te huaj ne kete vrasje. Qofte keshte, lete shohim se si do te rrjedhin gjerat me pas.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Klodi

                          Se besoj se e ke lexuar ne ndonje vend qe personi fliste Shqip mire! Thjesht ka pershendetur ne Shqip per te verifikuar Viktimen. Kur ka shkuar ne karburant ka komunikuar ne anglisht. Mos degjoni Klodiana Lalen e Artan Hoxhen

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            den

                            Klodi, sipas gazetareve dhe lajmeve televizive qe citojne deshmitaret okulare ne vendngjarje personi foli para se te shkrepte pistoleten (kuptohet ne shqip) dhe me nje dialekt nga veriu ose shqiperia e mesme. Kjo eshte deklaruar nga deshmitaret okulare perpara se te shtinte mbi objektivin. Nga kjo deklarate e deshmitarit ose deshmitareve te pranishem eshte tejet e veshtire per te mos thene e pamundur per nje te huaj qe te mesoi nje gjuhe te huaj ( ne rastin tone shqip ) dhe aq me teper te flase ate me nje dialekt te nje zone te caktuar te atij vendi. Nese deshmitari ja ka fut kot atehere dhe ne po ja mbysim kot. Por ne nje proces hetimor theniet e nje deshmitari okular jane nje elemente shume i rendesishem ne zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe te autorit sidomos kur mungojne foto, filmime apo te dhena te tjera shoqeruese. Nje element tjeter qe me ben pershtypje eshte nje perfshirje kaq e gjere e shtetasve te huaj ne nje vrasje qe pamvaresisht emrit te viktimies nuk duket si nje target VIP. Sipas teorive kriminalogjise sa me pak persona te marrin pjese nje nje ngjarje kriminale aq me e veshtire qe ajo te zbulohet.Nese deklaratet e policise rezultojne te sakta, fakti qe ka nje duzine shtetasish te huaj dhe shqiptare tregon se pergatitja ka qene shume dobet dhe nuk kuptohet sa shume para jane paguar per kete vrasje, per te mos folur pastaj per inegzistencen e forcave policore kur autori qetesisht del nga lezha pa u ndjekur ose ndaluar nga ndonje postoblok policor. Thjesht duken si amatore te vertete pergatitsit dhe vrasesi per nga te dhenat qe serviren nga policia. Te shohim nese policia ka qelluar ne shenje kete rradhe per autoret.

                            Përgjigjjuni
                        2. H
                          Hafija

                          Drejtor e ke pyetur ndonjehere cfare lidhje ka Lorenc Panganika, Drejtori i Policise Fier, me vellezerit Kuci qe i keni ne rekordet e juaja si vrases?

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Ok

                            Po Saliu dhe Likja thane e vrau Edi.Mbasi te kapen vrasesit,a ka ndonje Ligj ne Shqipni qe Mashtruesit dhe ata qe perdorin Vdekjet per aresye Politike te denohen,Me Gjobe ose Burg.Beheni Shqipnine Shtet,se na vdiqet,30 vjet i njejti avaz.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironci

                              Me ne fund, krimi europian e shtriu doren ne Shqiperi, me ne fund Sunaku, Suella Braverman,Robert Jenrick etj. te rishikojne deklaratat e tyre dhe te spjegohen.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Per inat te sime vjerre

                                Tja dergojne shtypit lesharapesh anglez dhe bukuroshes suela

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje