Gazetari amerikan Guy Lawson: Gërdeci nuk mund të varroset përgjithmonë!

15 Mars 2025, 17:15Kronika TEMA
Gazetari amerikan Guy Lawson: Gërdeci nuk mund të varroset

Gazetari dhe shkrimtari amerikan Guy Lawson në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV tha se çështja e Gërdecit nuk mund të varroset dhe të harrohet. Banorët e Gërdecit, sistemi i drejtësisë, shqiptarët, thotë gazetari duhet ta dinë të vërtetën e Gërdecit.

“Padrejtësia ishte shumë e madhe dhe e di që ka pasur një efekt të tmerrshëm te shqiptaret, të kuptonin se ishin të pambrojtur, ndërsa diçka kaq e tmerrshme mund t'u ndodhte njerëzve të pafajshëm.

Ndaj nuk mendoja që kjo çështje thjesht do të varrosej dhe harrohej. Nuk mund të varrosej përgjithmonë. Këto ngjarje një ditë nxjerrin kokën nga e kaluara dhe e vërteta, një dite del. Mbetem shumë i interesuar të zbuloj se cila është ajo e vërtetë dhe çfarë drejtimi do të marrë gjykimi, pa ndikimin e frikës apo politikes.

Mendoj se banorët e Gërdecit e meritojnë këtë, por jo vetëm ata, edhe sistemi politik shqiptar ka nevojë për të treguar të vërtetën e Gërdecit, nëse Shqipëria do të bëhet vërtet ndonjëherë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të zërë vendin e saj në bashkësinë e kombeve të qytetëruara”, tha gazetari amerikan.

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Vetem po e mori per gjykim Evropa ose Amerika, sepse keta mafiozet e drejtesis sone, kurre. Keta prej kohesh keta jane kthyer ne bashkpuntor te mafies

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ajax

      Gjygjibi Gerdecit duhet pa tjeter te gjykohet ne Hage , Rama nuk ka drejtesi me Dumanin e gjithe prokuroret e gjygjtaret , jane pa perjashtrim zagaret e Non Grates e Ilir Floririt , prandaj shkrie urgjend kete drejtesi mafioze , kerkoj qe sa me shpejt ngjarja e Gerdecit ne Hage , eshte e drejta e familjareve dhe detyra jote per ndeshkimin e tyre , si dhe vrasjet ne bulevard me 21Janar , çfare pret mē ti bc e shikon se si po veprojne kejo drejtesi , qe vetem emrin kane , se drejtesi nuk po bejne , sa me shpejt se po shkaterojne PS dhe Shqiperine

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sinqeritet

        Shqiperia nuk mund te shkoje ne BE pa gjykuar: Gerdecin dhe 21 Janarin-Srastburg!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje