Efektivi i policisë që negocioi për vetëdorëzimin e 23-vjeçarit Azgan Mërnica është i njëjti punonjës që arrestoi babain e tij në vitin 2002 për vrasjen e kunatit, zbuloi gazetarja Bleona Metushi në “Opinion”.
Ajo sqaroi se gjatë 48 orëve që vrasësi i policit ishte në arrati, ka dyshime të forta se është ndihmuar nga familjarë të tij pikërisht në zonën ku ai fshihej.
“Ka pasur një avantazh pasi vendi ku u fsheh ishte një vend ku ishin me familjarë dhe persona të tij. Ai vetë ka deklaruar që është fshehur në pyll, megjithatë për shkak të gjendjes në të cilën u vetëdorëzua hetuesit dyshojnë që është ndihmuar nga të afërm të tij.
Gjatë kontrolleve pranë punonjësve kanë qenë daja dhe babai. Ata kanë qenë pala negociatore. Ka qenë një ultimatum që u vendos pas ngushtimit të perimetrit nga forcat RENEA.
Policia e kishte të sigurt faktin që 23-vjeçari nuk ishte larguar nga zona.
Pjesa negociatore nga ana e policisë ka qenë një person i cili në vitin 2002 arrestoi të atin e 23-vjeçarit që akuzohej për vrasjen e kunatit, është akuzuar dhe dënuar për vrasje dhe ka qenë i njëjtin punonjës policie që ka bërë negociata me të atin dhe dajën.
I qetë duket në video, ashtu ka qenë edhe në dëshminë që ka dhënë përballë hetuesve. Hetuesit dyshojnë që dëshmia e bëjnë atë të krijojë rrethana lehtësuese për ngjarjen.
Hetuesit e kanë pyetur për armën që ende nuk është gjetur, ai ka thënë që e ka gjetur atë ditë armën dhe do ta dorëzonte në drejtorinë e policisë. Deri tani nuk ka shfaqur pendesë”, u shpreh gazetarja Bleona Metushi.
Me pak fjale polici negociator qenka mik i ktyre.
Burg per jet si fis dhe te zhduken nga vendi te ikin ne serbi se atje e kan vendin .
Hajde polici hajde, ben sikur e ndjek,ben sikur ka zhvillua tratativa per dorezim, dhe pastaj e transporton per ne qeli me makine , iqeshur e i gezuar sikur shkonte ne piknik. Gjithe Komisariatit qe mbulon kete fshat ku ndodhi krimi,i duhet bere nje analize e thelle dhe bashkepunetoret me familjen kriminale Mernica te vihen para pergjegjesise.
Kush i mori 30 mije eurot e negocimit per dorezim? Jo vetem kane bere pazar per dorezim, por prinderit e kryekriminelit kane marre shperblimin ... Shtet i shthurur, frikacak. Ku je o Ahmet Zog i Pare, ku je o Enver Djali, se ne na mori malli!
Bravo!!! Ky ka mbeshtetjen e Komisariatit te Zones mesa duket dhe polici i pazareve eshte zari i tyre... ku i ka prangat kjo moster?! Perse pa pranga ne makine???? Qe ne marrje i duheshin vene tre pale zinxhire, sic ua vene krimineleve ne USA... Na del ne video ne makine i buzeqeshur sikur po shkon te marre nuse kjo ndyresire!!!Nese nuk vendos drejtesi shteti, familjaret e viktimes marrshin hak dhe e zhdukshin kete pleher!
Kjo po qenka arritje se u negociua.Ai duhej eleminuar