Gazetarja - Ramës: Gjyqi me Lulzim Bashën zgjati 7 vjet se gjyqtarin e parë e hoqi vettingu, i dyti iku në Apel

14 Qershor 2025, 09:14Kronika TEMA
Gazetarja - Ramës: Gjyqi me Lulzim Bashën zgjati 7 vjet se gjyqtarin e

Gazetarja Anila Hoxha thotë se gjyqtarja që mori vendimin për të rrëzuar padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës, nuk kishte shtatë vite mbi këtë dosje, por vetëm dy. 

Sipas saj, gjyqtarin e parë e rrëzoi vettingu, kurse i dyti që e mori në dorë u ngrit në detyrë dhe iku nga gjykimi.

Sqarimi i gazetares

Informojeni zotin kryeministër se padinë e tij ndaj gjoja opozitarit Lulzim Basha, nuk e ka mbajtur për shtatë vjet me radhë e njëjta gjyqtare që e akuzon publikisht. Por në një drejtësi që po dergjet ende nga efektet e vettingut dhe stokut prej 140 mije cështjesh në pritje, edhe kryeministri duhet të priste si të tjerët në radhë. Ky është problemi i parë mbasi:

- Njërit gjyqtar që i ra shorti e hoqi vettingu.

-E dyta u ngrit në detyrë ne apel ndaj edhe ajo iku nga gjykimi

-E treta, dhe e fundit në shkallën e parë e mori cështjen me short gati dy vjet më parë.

E treta, me sa ja kam ndjekur gjyqet që relaton i përket brezit të magjistratëve të rinj, ndër të paktat deri më tani në gjyqësor që i prishi qetesinë dhe fjalorin publik kreut te ekzekutivit.

E vënë nën kritika mbas gjyqhumbjes së kryeministrit, më shumë mundësi AJO ose do kthehet në një çekiçmbajtëse vendimesh të pakompromisa në proceset që ka nën shqyrtim. Ose do nënshtrohet, do bëhet e denjë për pushtetin e radhës, ashtu si të tjerë.

Problemi i dytë është, a nuk janë njëlloj të dëmshëm si gjyqtari dhe prokurori i korruptuar ashtu edhe gjyqtari/ prokurori i kompromiseve, servili ndaj të fuqishmit, të pushtetshmit, ai pa shtyllë kurrizore?

Dhe në ndodhtë që vendimi të jetë jo sipas oreksit, aty kupton se cfarë gjyqtari kërkon politika.

Për këdo që pret një drejtësi të barabartë dhe politikë që hesht kur drejtësia flet, ky është  kazus që tregon se vettingu bashkë me pretendimin se pastroi të korruptuarit, disa i la të padinjitetshëm , frikacakë dhe të paaftë për të qenë të qartë në misionin e bërjes së drejtësisë. Por dhe ata që i la me ndërgjegjje, pavarësi dhe dinjitet, ne pandërprerë do jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj tyre

Fare pak i la ti shohin provat e mbi to tu krijohet bindja edhe sikur i kundërshtueshëm.

E pra kjo peshore nuk anon më vetëm nga paraja, por dhe nga fuqia, se gjyqtari që kërkohet është një qenie e fortë vetëm ndaj jo të fortit. Imagjinoni një gjyqtar të frikësuar, një prokuror të frikësuar, cfarë mjerimi!!

Ndaj ligji ka vendosur shkallë të tjera në gjyqësor si, apeli dhe gjykatë të lartë apo edhe kushtetuesja, kjo hierarki duhet respektuar pa sulme dhe denigrime  gjyqtarësh me së shumti, emrat e të cilave nxirren në tabelat e fletërrufeve.

E fundit por më e rëndësishmja. Gjyqësori ka ngecur me dëshpërim dhe nuk po jep  drejtësi në kohë për padi akoma më jetësore si cështjet e padive ushqimore, divorcet, pensionet. Natyrisht edhe paditë e shpifjeve janë të rëndësishme.

Por do ishte e udhës që kryeministri sic u shqetesua për sistemin arbitrar i cili aplikon masa arresti vend e pa vend, të dalë një ditë dhe të flasë për formulën e pagjetur ende se si do evadohet backlogu. Dhe se si qytetaret e këtij vendi duhet të marrin një vendim në kohë, sikur edhe humbës të jetë!

40 Komente

  1. P
    Princi (Belgjikë)

    Problemi është se Partia dhe shoku Enver na kanë mësuar të kalojmë nga fitorja në fitore, të mos kemi kurrë humbje. Në rast humbjeje të kalojmë në kundërsulm deri në fitoren e plotë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Cfare gazetarie, nuk merret me permbajtjen e vendimit foshnjerak, por e merr ne mbrojtje per kohen, 700 dite e ka patur dosjen, Jo aq sa thote Rama!?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        E di sa dosje ka nje gjyqtar? Nuk e di se nuk ke hall. Te kesh hall e shikojme si flet. Kemi nga 2017 ne gjykate e nuk kemi nje seance.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Top G

          Qe Rama ja fut kot, nuk ka gale,, Fajin e ka gazetaria, Sala dhe te tjeret.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lara

          Gazetare NUL. Vendimi është alogjik pasi nuk gjykohet vetëm nga pasojat direkte, por edhe ato indirekte e afatgjata. Dhe deklarimet e Bashës vërtet nuk sollën pasoja por shkaktuan fyerje dhe denigrim të personalitetit të viktimës e prandaj janë të dënueshme, mhase jo penalisht po administrativisht.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Irena me 5 mbiemra e krehur me dinamit

            Kete gjyqtare do ta rrjep te gjalle deri tek shtresa e trete e zorres se trashe..do tja ha gabzherin ..na turpëroi tek shefi.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bledi

            Si mund t jete kaq karre nj gazetare

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Edhe unë habitem!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sefer kosova

                Kjo nuk eshte gazetare.Nje cope injorante.Eshte e habitshme sa kollaj nje fshesaxhije aty mund te behet gazetare.Gjene ai popull vdes per thashetheme dhe idiotlliqe.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Top G

                  Kur nuk ju pelqen dhe kjo qe i ka bere fresk nga Top Chanal, vajmedet te tjeret qe e kritikojne! Rroft uniteti parti-popull. Urrra

                  Përgjigjjuni
              2. V
                Vëzhguesi

                Kjo gazetare është një llapaqene që po e mori fjalën dhe në lajme kryesore të Top Channel, të çan bythën me shpjegime nga më idiotet, sikur është pjesë e strukturave antikrim dhe sikur ka përgatitur vetë planin për kapjen apo ndjekjen e banditëve. Në këtë shkrim idiot, që vetëm kjo gazetare mund ta bëjë, përpiqet të shkruajë sikur është gjyqtare e çështjes dhe merr rolin e gjykatës. Ç'është kjo idiote me damkë që nuk ka idenë e rolit të gazetarit dhe që televizioni e fut aty ku nuk ka me se të mbushë lajmet.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anila tjetër.

                  Ok Anila, po dhe mua më duket qesharak, as ashtu as kështu, as mish as peshk vendimi i asaj zonjës: ajo shpifje është dhe ER ka të drejtë , po me që mbeti përsëri KM nuk është shpifje! Kjo është llogjikë poshtë asaj të kalamajve të “piterpanit”! Gjyqtarja duhet t’i jepte zgjidhje akuzës, dhe nuk ka pse meret me proçese politike, u zgjodh - s’u zgjodh ER! Ok, po po të humbiste?!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salehu

                    Kjo gazecarja mbron nje llum gjyqtarje, se jane deshur 700 dite me thane 2 fjale pa lidhje me nje vendim qesharak

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maro

                      Po normal se e shkaktoi vete...gjithnje fajin e kerkon ke te tjeret. Kemi 10 vjet ne gjykata o mik. 6 Gjyqtare u nderruan. E nuk ka shans te marim vendim afer. Jane mijera dosje per gjyqtar. Nuk bere nje gje te sakte...asgje...vetem borja.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Problemi nuk eshte fare pse sju dhe te drejte ne se nuk e meritonte..po nuk mund te besh arsetim vendimi qe nuk ka pasur pasoja ne publik e ku di une çfar..ka a po nuk ka te drejte..kaq e thjeshte eshte

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Illo

                          Dy vjet për një çështje ordinere i duket normale kësaj gazetaruçes. A ka afate ligjore? A duhen ato te respektohen?!! A duhet te marrin masa keto gjykatese nese shkelen afatet nga pjesetare te tjere te procesit (mungese avokati, prokurori etj) Etj etj. Nuk i ben keto pyetje kjo, po thote vetem dy vjet e ka patur, hajt mo, s’u bo qameti. Po çështje me te nderlikuara sa vite i shkelin afatet keto?!! Dhe e fundit, këto gazetaruqe qe nga padija flasin kot me kot, orientojnë dhe popullin kot me kot. Se çpunë ka Gjykata Kushtetuese me apelimet e çeshtjeve gjyqesore, vetem kjo idiote e e di, kur thote ka shkallë te tjera apelimi. Injorance pakufij. Dhe e fundit, çdo të thotë në shqip “evadohet backlogu”, o te paudhë qe e shkaterruat gjuhen?! Të gjesh nje gazetare qe jo vetem sdi çflet, por edhe bastardon gjuhen qe e ka mjet pune në profesion, vetem ne albanistan e gjen.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gerr gerr

                            Sa dengla qe shet,kur te hyn vetja ne qejf ke mare fund

                            Përgjigjjuni
                            1. Nje vlonjat I moshuar .

                              Nuk Po merrem me Shqipen e shkruar te kesaj gaze(p)tareje , por thjesht dhe shkurt me dy percaktime lakonike dhe forte " Inteligjente " te kasaj perfaqesuese te shtypit , te pushtetit te katert , sic dhe quhet . " I ashtuquajturi opozitar " e etiketon L. Bashen , por , ne menyre metonimike , edhe te gjithe ne , mbeshtetesit e kesaj linje , anti krimit Berish dhe berishizmit dhe ne teresi territ Bermudian , dhe qe nuk jemi pak . Une nuk e di se nga je , qe te me kuptoje mire ... Vec mosha dhe dimensionet njerezore qe me ka skalitur profesioni I mesuesise , nuk me lejon te te jap nje te share ala vlonjace . Ligesia e dyte : sipas inteligjences se kesaj gaz(p) tareje , drejtesia po dergjet per shkak te vetingut . Per kete "Zbulim " kjo kalemxheshe , me gjase , nga c'thot vete , paguhet nga nentoka ...!!! Edhe kjo race , qe shpresohet per me mire , duhet t'i neneshtrohet VETINGUT .

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiptari

                                Ju kujtohet shtytja qe i beri nje polic kesaj gazetare ne nje vedngjarje ? Tregonte me mburje qe i jati i lutej te mos e hiqte nga puna. Po prangosjen e senatorit amerikan e pane gazetaret tane ?

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Opinion

                                  Gazetare Nila(Anila),ti thua qe k/m te prese rradhen si gjithe te tjeret, rradhen ka pritur! Ketu nuk eshte problem rradha po arsyetimi juridik qe ka perdorur gjyqtarja(mos o zot te jete mikeshe apo farefisi jot)! Ti pergjirhesisht flet shume por diskuri tend nuk ka perfundim.Do te thote shume zhurme per te mos thene asgje!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .z...

                                    Haje te ndertosh nje shtet me gazetare te tille. Tani disa Gjygjtareve (MENDOJ) u duket vetja se jane ATO qe tani e tutje do jene drejtuesit e pare te shtetit. bile sipas tyre kot votojne njerzit, kto mendje ndritur me nje gjygj i japin drejtim shtetit. edhe administrata eshte kot. hiqeni administraten, vendosni ca gjygjtare aty dhe cdo gje vaj, bile populli te rrijre urte se marrin nje vendim se edhe ato rroga apo pensione qe u rriten, do ti heqin me nje vendim e tja rrisin rrogat vetes. Erdhi koha perligje te reja nga parlamenti, se keshtu per dy vjet do ja bejne rrogen vehtes sa RONALDO. Mir ja ka bo Sala atyre qe si lente ta conin koken, jo me ti shkonte mendja per kshtu budallalleqesh. sa per ate gazetaren, mos u merrni me te, eshte e re akoma, urojeni per artikullin, packa se gjygjtarja thote ne vendim: Meqenese kryeministri nuk u demtua apo nuk u shkarkua nga shpifjet e Bashes, Basha ka te drejte te shpife dhe vetem atehere kur kryeministri te pesoje dem. Basha nuk ka te drejte. hajde vendim, hajde, as shvejkut nuk do ti kishte shkuar mendja.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kur ha pilaf

                                      Ç farë llazore dhe jo gazetare..Problemi është kokluzioni i vendimit,moj laraskë pa bisht.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fjala

                                        Kam lexuar shpesh kete gazetare dhe me sa kam pare, njerezit e "mençur" nuk e vleresojne nga mençuria qe ka , por nga goja qe derdellise para mendjes. Ne asnje rast nuk e kam pare, degjuar dhe kexuar brenda korrektesise gazetareske, morale, dinjitoze, por si e fryre me pompe flet sikur vetem kjo e di se çfare ndodhe e behet jo vetem ne toke, por dhe ne atmosfere. Kjo eshte mendjemadhja ne paraqitje, por mendje vogela ne permbajtje, Anila Hoxha e ketij kanali qe ishte perfekt por te kthyer ne porno sot.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          KROI MBRETIT

                                          Anila HOXHA avokate e gjyqtares.Bravo gazetare me influence.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kavaja

                                            Te gjithe keta komentuesit qe ofendojne dje denigrojne gazetaren e cila per mendimin tim eshte nje gazetare qe rralle e gjen ne fushen e saj do ti emerojme gjyqtare dhe prokurore qe ti krefin bishtin te gjatit dhe te fitoje gjyqin ai. Ikni more injorante, une besoj qe ju dhe te lexoni nuk dini jo te kuptoni arsyetimin e nje vendimi. Sikur dhe gabim te jete e kontrollojne Gjykatat me te larta jo ju o injorante. Por 13 gjyqe qe i ka fituar Rama kush i ka gjykuar, po keta gjyqtare, por ju jeni tifoza jo njerez me llogjike. Po skeni faj kur del ky i gjati

                                            Përgjigjjuni
                                            1. .
                                              ......

                                              Kuptohet dikush ta mbroje kete gazetare te topit , se i shkon ujet ne shalet eti dhe si duket gazetarja paska ne kavaje miq te te njejtit sex, por ketu nuk behet fjale as per te gjate apo te shkurter si e do ky "kavaja" dhe Anila, por flitet per saktesi koreektesi dhe drejtesi fjale qe gazekarja i perdor sipas oreksit te temperatures. Nje femer e çpifur!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Z
                                                Zululuja

                                                Një njeri, i cili në një tekst prej 50 fjalë ka minimalisht 12 gabime, të shkruara këtu nga lartësia e vogëlsisë së tij, nuk mund te gjykojë e te shajë të tjerët se nuk dinë të lexojnë. Fillo nga vetja o haxhiqamils dumbab. Logjika jote me 13 gjyQe të fituara është si logjika e gjykatëses, me çështjen e shpifjes. Meqë ka fituar të tjerët, ska pse fiton dhe këtë.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. L
                                                Ladi

                                                Vini re se sa trima e trimëresha jane gazetarucët tanë kur nuk bëhet fjalë për shtazën Sali Berisha...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bufja e Topit

                                                  Kjo laraskë dhe debile, siç e tha vetë ka inatin me kryeministrin se ky i paska hequr të motren nga puna para 20 vitesh. Keta jane karet e Topit të cilin e kanë mbuluarPD-istat.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    ENTSOE

                                                    Anilllllllllaaaaa......, perfaqson gazetarine, tmerr!!!! Nuk e kap dot thelbin, rrenjen dhe kapet me deget dhe me e bukura Ben dhe analize si figure qe eshte!!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. @
                                                      @.

                                                      Ne Shqiperi gjithologet kan pushtuar ekranet. Jan keta maskarenj që kan shemtuar ç’do gje. Te ndihmuar dhe nga organet e drejtesis që vetem drejtesi nuk kan ber kur ne ket vend. Du gjera mbreterojn ne ket vend maskaralliku dhe fukaralliku. Keta te fundit mbijetojn se e duan moralin dhe njerzillikun

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kris

                                                        I gjati nuk gjykohet sepse eshte i drejte dhe fryhet.Ai qe fryhet nuk mund te fyet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Rezi

                                                          Nëse Anila shkruan si grua, për të mbrojtur atë gjyqtaren, duhet të marrë të plotë atë ç’tha kryeministri e ta analizojë nëse ai e ka fyer dhe kjo po i del mbrojtje. Nëse flet si gazetare duhet të jetë objektive e neutrale. Vandimi i gjyqtares është i drejtë sipas saj? Ishte shpifje apo jo? Se është në detyrë Edi Rama s’është meritë e gazetares, ishte elektorati që bën vlerësimin. Paataj moj Anila, si nuk e quan opozitar Bashën ti? Po flasim për 2018 jo sot që e hoqi Sala. Edhe gjyqtarja nuk ka bërë arbitrin si ja kërkon ligji por është treguar e njëanshme dhe arsyetimi është fare ba baza dhe i cekët. Gjykimi i saj është nisur nga koha që jemi, jo nga 7 vjet para. Turp për këta gjyqtarë, ti mund të jesh me Saliun, por detyra s’është partiake, të japësh vendime kundër ligjit dhe të bësh arsyetime që vetëm vendime gjyqsore s’janë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Q
                                                            Qoftelargu

                                                            Turp i madh,nje gazetaruce i ben mbrojtje nje fare gjyqtare!!!Ne vend te merrej me vendimin e kesaj gjyqtare,te verifikonte faktet dhe deklaratat e famozit Basha,i kerkon llogari kryeministrit pse beri vetingun e nuk i pastroi te gjithe gjyqtaret tane nga faqja e dheut…..???!!!E te behej drejtesia me prokurore dhe gjyqtare te huaj!!! Keta jane gjyqtare te ndotur nga te gjitha anet!!!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. C
                                                              Cfurku

                                                              Gazetar te stacionuar perhere ne istitucionin e drejtesise jane me shume ne krah te prokurorve dhe gjyqetarve se te së vërtetës. Eshte familjarizimi qe e favorizon kete fenomen. Qeni leh atje ku ha. Kjo ndodh edhe 90% te avokatëve si opinionist ne ekranet televizive ku të cilët nuk mund te dalin kurrë kunder prokurorve dhe gjyqetarve se i lidh puna tëresishte dhe ku avokatet kane nje rol siperfaqësor e jo ligjor ne mbrojtjen të se drejtës qytetare te cilet kane luajtur dhe vazhdojne te luajne rolin e sekserit. Budallallëkut ju duken briret kur skorjeve te dal nga vetingu ju ofrua profesjoni i avokatit. Prokuroret dhe gjyqetaret pa priashtuar dhe avokatet pa i kaluar shqiptarët ne shtrunge per mjelje ( marje parash) gjyqet zvariteshin me vite prandaj u bene piramida te tera me dosje.Ne qyqësorin tone ne shqiptaret i trembemi drejtësi dhe pse kemi të drejte. Shi rastin Veliaj. Edi kur thote ju dham shpaten si duket haroj peshoren.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Tirona

                                                                Cfare femre injorante!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Tirona

                                                                  Cfare femre injorante!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kavaja

                                                                    Ore ti qe nuk ke as pseudonim ........kisha te drejte kur thashe qe disa prej jush qe beni komente jeni injorante. Ti meso te shkruash njehere dhe pastaj te guxosh te diskutosh rreth nje vendimi gjyqsor. Gjithashtu pervec injorant ti je dhe pervers qe perdor ate fjalor per nje grua aq me teper nje gazetare. Nje gje u be gabim qe u mbyll shkolla e vagabondave sic e quanin ne ne kohen e xhaxhit, qe te edukonte tipa si ky qe identifikohet .....

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. d
                                                                      drejtesi e munguar

                                                                      Znj.Anila,shkrimi juaj nuk i pergjigjet asaj per te cilen reagoj Z.Rama.Ai ,sic e kuptova une,reagoj per arsyetimin jo normal te vendimit.Kur behet fjale per shpifje nuk pritet te kete pasoj qe te quhet e tille.Mendoj se per nje shpifje(e cdo lloji)duhet te kete "ndeshkim"edhe me terheqie vemendje.Sa per kohen e zgjatjes te gjykimit,qytetarit,kushdo qofte,nuk interesojne arsyet.Qe te besh kritika per punen e organeve shteterore eshte gjeja me normale.Znj.gazetare merre ne mbrojtje gjyqtaren se ajo eshte per te dhene drejtesi,por kur gabon duhet ti thuhet dhe te mos presim shkallet e tjera te gjyqesorit.Drejtesia pritet nga gjyqesori por edhe nga pushteti mediatik.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Aron

                                                                        Alina Gazekarja qe as shqip nuk di, le me te shqyrtoje gjera me te rendeishme. Nuk po i futem shume fjaleve qe ka perdorur, por nga fundi ishte nje shprehje qe duhet te marresh perkthyes ta shpjegoje... "evadohet backlogu"=shmanget bllokimi ose gurmbullimi

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje