Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, ja çfarë deklarojnë familjarët

7 Qershor 2025, 13:16Kronika TEMA
Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, ja çfarë

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka pasur konflikte, por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.

“Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. @
    @.

    37 apo 35 vjeç ndaheni mendjen o gazetar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje