Gjeti kuletën me para te rruga e Kavajës dhe e dorëzoi në polici: i japin dekoratë

26 Korrik 2023, 21:20Kronika TEMA

Gjeti kuletën me para te rruga e Kavajës dhe e dorëzoi në

Kursanti për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, Xhojsi Lamaj, u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje pasi ka gjetur në Rrugën e Kavajës, një portofol me vlera të konsiderueshme në franga zvicerane, euro, lekë dhe dokumente personale, të cilin e ka dorëzuar në Komisariatin Nr. 2. Menjëherë është njoftuar qytetarja që kishte humbur portofolin, e cila ka vlerësuar veprimin e punonjësit të Policisë dhe e ka falënderuar.

Gjesti i Lamajt u vlerësua nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, sipas të cilit duhet të ndiqet nga të gjithë punonjësit e policisë. Në këtë mënyrë Rrumbullaku vlerësoi edhe nivelin e lartë të mësimdhënies në Akademinë e Sigurisë.

“Gjesti i kursantit për Patrullë të Përgjithshme është modeli më i mirë që duhet të ndjekin punonjësit e Policisë, në raport me qytetarët. Nga ana tjetër, kjo tregon nivelin e lartë të mësimdhënies në Kolegjin e Policisë, të përgatitjes dhe të orientimit të kursantëve, të cilët pas përfundimit të Kolegjit, do t’i shërbejnë qytetarëve. Punonjësi i Policisë duhet të jetë mishërimi i vlerave më të mira njerëzore dhe pasqyra ku qytetarët duhet të shohin  shpresë, siguri, besim, humanizëm dhe shërbim cilësor”.- tha Rrumbullaku.

15 Komente

  1. C
    C

    Duhet falënderuar familja që e ka rritur. Edukatën t'a jep nëna e babai, pjesa tjetër është meritë e individit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sherifi

      Ky djal I mrekullueshem,fale edukates qe I kane dhene prinderit,nuk e meriton te sherbeje ne nje polici ku shoku apo eprori I tij eshte I lidhur me kriminelet dhe ti behesh koke turku! Ne nje polici ku drejtuesi me I larte j ministrise apo I policise nuk shporr drejtuesit neper parqe etj te pa afte apo te korruptuar duke I cuar para drrjtesise ,por ben rrokade duke shperndare krimin dhe korrupsionin ne gjithe Shqiperine! Ai drejtues policie qe e fillon punen me RROKADE NE POLICI,ai eshte o i pa afte,o kontigjent i krimit te organizuar! Edhe VETINGU ne polici eshte tregues i PA AFTESISE SE TE GJITHE HALLKAVE DRRJTUESE NE MINISTRINE E BRENDESHME ,sepse ne ministri apo polici duhet te perzgjidhen njerez te afte profesionalisht,njohes she interpretues te mire te Kushtetutes dhe lagjeve ne fuqi,te njohin minimumi gjuhen angleze te jene te afte fizikisht,duke I testuar cdo muaj ne atletike,mundie boks etj! Polici duhet te kete kulture te larte sjellje shembullore,te mbaje paster dhe be rregull uniformen e policit,te mos mbaje kapelen ne dore dhe te vlerezohet klinikisht I shendoshe nga syte etj! Ne polici nuk duhet punesohen si militante partiake si dhe te kene nje pashe rrugore te caktuar ,qe te perballoje perleshjet fizike me cdo kriminel!

      Përgjigjjuni
    2. K
      Katnari Tironës

      Ah mor çun, s'paske per t bo kurr karrier aty ku je fut me i tuf horrash. T parin kan per t qit n rrug t modhe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bageti e bujkeri

        Shume bukur por merreni me mend, dekorohet i tjetri qe me ktheu ( gjeti) gjesendet e mia! Si dhe nje nga pjestaret e policise! Kjo s‘duhet te behet lajm se jepni imazhe te dobta per shqiptaret dhe shqiperine. Sa here humbin apo harrohen sendet, kur gjinden nga dikush i dorezohen pronarit. Kjo duhet te ishte normale nder njerez normal pavarsisht gjendjes ekonomike. Po lere ca them une! Aty te vjedhin organet e trupit le mo po gjeten gjo.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noisi

          Qeka rrote kari ai polici

          Përgjigjjuni
          1. N
            Njeri i paster Zoti te ndimofte.

            Lajm qe me gezoi jashte mase... ( se vetem lajme Negative Lexojme ) I lumte per Sinqeritetein e tije te paster.. Krenari ne vetevete dhe Krenari ne familien e tije dhe ne shoqerine e tije . Zotin ke gjithmone prane me kete Ndergjegje qe paske. dhe njehere te lumte .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Njeri i paster Zoti te ndimofte.

              Lajm qe me gezoi jashte mase... ( se vetem lajme Negative Lexojme ) I lumte per Sinqeritetein e tije te paster.. Krenari ne vetevete dhe Krenari ne familien e tije dhe ne shoqerine e tije . Zotin ke gjithmone prane me kete Ndergjegje qe paske. dhe njehere te lumte .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Black Jack

                Megjithate atij dali I takon nje shperblim simbol

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironci

                  Problem esht motivi dekorates , motivi vertet kush esht .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Matrapiku

                    Normal qe injepet sepse ne keto dit tmerri kur e gjithe policia eshte e kriminalizuar do i jepni dekorate edhe pse del ne pune edhe pse vendos gjoba edhe pse bem punen e tij dmth. Imagjino ata qe kane dhene jeten apo i kane vrare qofte edhe per faj te grupit çiftelia. Sa poshte ra edhe Rrumbullaku

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      e polo mor polo

                      deri sot vetem shpia e vet e ka ditur qe kursanti eshte kar, nga sot e tutje e di gjithe shqiperia qe eshte rrot kari

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fjale me vend

                        hahahahahahahahahahahahahahaha dale ti avash. Mendo sikur qytetarja qe iu kthye portofoli parate t'i kete vjedhur diku tjeter.

                        Përgjigjjuni
                      2. k
                        k

                        Të lumtë .Këta njerëz na mbajnë gjallë një fije shpresë tek populli i ndershëm.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Çfarë?? Ky akt tregon nivelin e lartë të mësimdhënies në kolegjin e policidë???? Wtf!!! Po në kohën e enverit që kishte një stendë me sende të gjetura, kishin mbaruar këtë kolegjin e policisë qytetarët e ndershëm që dorëzonin portofolet e gjetura???? Ky akt tregon vetëm që Xhojsi është një njeri i ndershëm dhe mirë për ne që është bërë polic.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrugaci

                            Bravo I qofte djalit dhe respekt, por ajo zonja qe i kishte humb ato lek shpresoj qe te mos jete mjaftu vetem me nje falenderim. Ai qe e beri nuk e ka bo per shperblim POR EDHE NJI SHPERBLIM QOFTE EDHE I VOGEL ESHTE NJE XHEST I FALENDERIMI.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje