Policia identifikon autorët e zjarrvënieve: U kërkuam dhe barinjve të jenë të kujdesshëm

26 Korrik 2023, 17:10Kronika TEMA

Policia identifikon autorët e zjarrvënieve: U kërkuam dhe

Policia e Shtetit njofton se deri dje nga strukturat e saj janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, për 14 nga të cilat autorët janë identifikuar. Një është arrestuar dhe për 13 të tjerë vijon procedimi në gjendje të lirë.

Për të gjitha rastet e konstatuara të rënies së zjarrit, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori, si dhe janë njoftuar menjëherë prefekti, emergjencat civile dhe kryetari i bashkisë në zonën ku është shfaqur vatra e zjarrit.

Nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka patur dëme të mëdha në tokat bujqësore dhe kullosore.

Në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë që të intensifikojnë veprimet parandaluese, zbuluese dhe ndëshkuese.

Ndërkohë, nga SPZ-të e zonave është marrë kontakt me të gjithë barinjtë që shfrytëzojnë sipërfaqe kullosore, që të tregojnë kujdes maksimal për të mos shkaktuar zjarrvënie, qoftë dhe nga pakujdesia, thotë Policia e Shtetit.

4 Komente

  1. P
    Pena

    Duhet te ndeshkohen rende zjarrevenesit, çeshte ky hetim ne gjendje te lire, ku ka krim me te rende, duhen 50 vjet qe te behet nje pyll dhe ju thoni nuk eshte dem i madh, jeni ne vete apo jo, eshte nder krimet me te ndyra, meriton ndeshkim maksimal, minimumi mbi 10 vjet burg ....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Akademia e Barinjeve

      I lutem Akademise se Barinjeve te fusi ne kurrikulat e saj se si duhet te ndizet zjarri ne vere ne menyre qe te hapen kullotat e reja

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjoba i Riedukon !

        Te denohen edhe ata qe i dhane Urdher per kete zjarevenje ! Epo te djegesesh vendin tend " Cmenduri " Nje denim te majme me Gjobe dhe zene mend mbase !

        Përgjigjjuni
        1. p
          ptc

          Keta duhet te denohen per terorizem. Asnje prej tyre nuk duhet te beje me pak se 20 vjet burg.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje