Vrau ish kunatën për pronën, Apeli e dënon me 28 vite burg Agron Tanushin! E ëma e viktimës: Kemi frikë se kur të dalë do na vrasë si Dan Hutra

26 Korrik 2023, 11:45Kronika TEMA

Vrau ish kunatën për pronën, Apeli e dënon me 28 vite burg

Agron Tanushi i cili në vitin 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani do të vuajë 28 vite burg.

Gjykata e Apelit rriti sot me 5 vite burg dënimin për 33 vjeçarin që krimin e kreu pas konflikteve të pronësisë. Ishin familjarët e viktimës që apeluan vendimin të pakënaqur nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë që e dënonte me 23 vite burg.

Madje ata kërkojnë që 33 vjeçari të vuajë gjithë jetën në burg. E ëma e Jetmirës thotë se ka frikë nga hakmarrja. Dhe i bën apel shtetit që të mos përsëritet një rast si ai i Dan Hutrës, burrit që më 1 mars 2023 doli nga burgu e vrau tre gra brenda 1 orë.

“ Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll.

Dan Hutra u lirua e vrau tre gra. Ta kisha unë në dorë do e vrisja vetë, por shteti nuk ma lë mua në dorë” thotë nëna e moshuar e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.

Jetmira Hasani u vra  më 15 shtator 2020 në banesën e saj në Bathore të Tiranës. Krimi atëher u tha se ndodhi në sy të vajzës së saj 8-vjeçare.

Prej vitesh Jetmira kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila ishte vendosur më 15 korrik 2020.  Pas krimit, Agron Tanushi ishte larguar së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.

2 Komente

  1. I
    I kujt eshte faji ????

    Mos te cuditemi !!!!! Ndjehemi vertet te indinjuar per kete rast makaber te ketij vrasesi... por duhet te jemi te ndergjegjeshem dhe te reflektojme per te gjitha keto ngjarje qe ndodhin per pronat ... I kujt eshte faji ?????? Perse poletikanet kane vila qe nuk kane te numuruara dhe bejne jete perrallore ... !!!! Perse ata njerez qe e kane te trasheguar ate prone , perse duhet te arrijne te vriten me njeri tjetrin .....?????

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje