“S’paguan dhomën”, pronarët në Durrës mbajnë peng 4 shtetasit nga Kosova

26 Korrik 2023, 09:57Kronika TEMA

“S’paguan dhomën”, pronarët në Durrës

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova.

Sipas policisë mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas të tjerë kosovarë, se dy shtetas një 49 vjeçar dhe një 48 vjeçar i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të 48 vjeçarit me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

5 Komente

  1. H
    Hotelxhiu

    Vete e keni fajim mor Lezhiane ,mos u jepi shtepi per pushime ketyre pisanjosave ketyre derrave ,si ty ka shume Lezhiane qe e kane pesuar ,kujtoni kur i vuri Serbi si bageti e ne u hapem shtepite ,jo me pagese te shumica e Shqiptareve ,kishte nga ata qe edhe u moren para, por me e keqja ishte se ne shume familje jo qe nuk paguan por i vodhen dhe batanijet e çarçafet ,

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta tjeter

      Çfare lire leshi ju hoq ketyre koqevareve ne 45 minuta , thjesht te zotet e baneses nuk i kane lënë te niseshin me makine pa paguar me pare parate per akomodimin !

      Përgjigjjuni
      1. t
        turp

        kta plehra e kane bere metode to kercenojne kosovaret ne ikje per 50euro me shume. rrasini brenda te mos shofin drite nja 7vjete

        Përgjigjjuni
        1. p
          pirdh

          nuk paguan dhomen? nga e moret kte informacion? ca gazete jeni ju me kto lajme fallco. Pyeteni edhe nje here policine, ne vend te vini lajmin sipas qefit. idiot analfabet

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            hajde shqipe tregoni veten ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje