Vetëplagoset me armë zjarri 24-vjeçarja në Krujë

26 Korrik 2023, 12:48Kronika TEMA

Vetëplagoset me armë zjarri  24-vjeçarja në Krujë

Një vajzë e moshës 24-vjeçare është plagosur me armë zjarri në fshatin Cudhi Zall, të Krujës, këtë të mërkurë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është vetëplagosur me një armë pistoletë të cilën e mbante pa leje në banesë 34-vjeçari me inicialet D.B.

Ky i fundit është arrestuar nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht, në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë”, njofton policia.

1 Komente

  1. T
    Tellall te krimineleve...

    Kontrolloni per gjurme baruti ne duart e 34 vjecarit se late nam....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje