Zbardhet detaje: Si durrsaku i mbylli në garazh 4 shqiptarët nga Kosova

26 Korrik 2023, 12:57Kronika TEMA

Zbardhet detaje: Si durrsaku i mbylli në garazh 4 shqiptarët nga

Zbulohen detaje të reja nga mbajtja peng për 45 minuta e 4 shtetasve nga Kosova të cilët kishin ardhur me pushime në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 13 në Durrës.

Shtetasit nga Kosova kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në  momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë Nexhmi Xhili.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh.

Ka dalë jashtë dhe ka mbyllur derën e garazhit me pult. Kosovarët kanë marrë në telefon policinë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e saj kanë bërë që ata të lirohen ndërsa  Ditan Kuçaj dhe Nexhmi Xhili u arrestuan.

6 Komente

  1. T
    Taulant

    Ore pronare budallenje, kaqola dhe kriminele. Kur e leshoni apartamentin apo vilen me qira online por nuk i vini kusht parapagim te plote apo te pjesshem, mos u nevrikosni nese tjetri qe e ka rezervuar per nje arsye apo tjeter largohet. Kjo eshte brenda riskut tuaj kaqola. Tani beni ndopak burg ose hani ndonje gjobe per rembim personi. Katunare dhe kokeferra!

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond koder rreshen

      Durressaku ,mbylli ne garazhd 4 Shqiptaret nga Kosova ! Ligesi apo cektesi nga ana e Gazetarit ! Ngjarja nuk ka lidhje me arsye nacionale apo krahinore, por nje konflikt ,i cili do te kishte te marr peng edhe 4 Tosk apo Geg te Shqiperis . Lajmi qendron ne paligjshmerin e Dursakut,dhe jo ne identitetin e te dhunuarve,

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        "Durrsaku"... Durrsjan pi Kuksi... Na cate... arin, mire qe erdhet e zaptuat keneta e baltovinat, por na pervetesoni dhe identitetin... Malesore te Kosoves e pjeseve me te prapambetura te Europes, albiner... Nyje, qe habitet edhe Ameriken e Europen me cilesite tuaja MOSMIRENJOHESE. Shqiperia e mesme eshte KREJT TJETER... LANI GOJEN edhe ju vogelushe gazetaxhinj, kur flisni per durrsaket e tironsit.

        Përgjigjjuni
      2. d
        dinjiteti

        Cjane keta,,,po dhe kafsha nuk dillet keshtu,,,o plena,,si doni ju te merrni paret dhe mos te jepni sherbim,,,

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Na nxirrni emrat e durrsakëve në gazetë.që të dimë ku të mos pronotojmë ne të tjerët. Vk... shkoj në Greqi fare.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjera qe ndodhin nga ata "Toke e zanun " !

            Durrsaket me kohe kane qene njerez te Edukuar,, bile edhe shume Kavaliere,, Normal qe edhe Tironesit po e po dhe me Durrsaket kane kaluar me vite dhe ja kalojne shume mire... Mbase ne kete raste Gabim me pronotimin qe pronari duhet tju kerkoje nje Parapagese ose dhe te plote Pagesen ! qe ne fillim.... pastaj zgjidhja e atyre qe nuk ju pelqehu eshte zgjidhja e tyre ..Keta Pronare te rinje mbase jane nga ata Toke e zanun ! dhe normal nje pjese nuk njohin rregullat dhe Ligjet mbi Pronitimin ..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje