
Bashkëpunimi si dhe rritja e kontrolleve në territor për zbulimin e paligjshmërisë, po sjellin edhe një ulje të krimeve në Qarkun e Gjirokastrës. Drejtuesi i Policisë së qarkut Ardian Cipa tha për RTSH se kjo gjë ka ardhur nga vendimet e duhura që kanë dhënë institucionet ligjzbatuese si policia, prokuroria e gjykata.
Teksa ka bërë një bilanc të punës 6 mujore të institucionit që drejton, zoti Çipa thotë se se qarku Gjirokastër ka një nivel të ulët të krimeve kundër personit.
Sa i përket kultivimit të kanabisit, Çipa thekson që rastet e kultivuara janë gjithnjë e më të pakta. Ai thotë se ambicia për këtë vit është që ky qark të hiqet përfundimisht nga harta si një njollë problematike.
Sipas të dhënave të fundit territori i Qarku të Gjirokastrës rezulton i pastër nga kultivimi i bimëve narkotike.
Ndërkaq ministria e brendshme ka nisur aksionet si nga ajri dhe nga toka përsa i përket zbulimit të sipërfaqeve të mbjella me bime narkotike.
Bravo! Po perse ky zoteria nuk thot qe nga qarku i Gjirokastres ka me shume se 30.000 banore te larguar?! Ne kete qark kane mbetur vetem moshat e treta, dhe te semure qe nuk kujdesen dot as per veten e tyre,pale te meren me krime....