Gjykata: Berishës nuk ju cenua liria! Ja përse u lirua Malltezi nga burgu

11 Dhjetor 2023, 15:26Kronika TEMA
Gjykata: Berishës nuk ju cenua liria! Ja përse u lirua Malltezi  nga

Pretendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova.

Në vendimin e zbardhur gjatë ditës nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e disponon ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë.

Gjykata e Apelit shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit Sali Berisha, por vetëm lirinë e lëvizjes së tij jashtë shtetit.

Kjo masë që e detyron deputetin të paraqitet para policisë gjyqësore në ditë dhe orë të caktuara, sipas apelit nuk kërkon autorizim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shprehet gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Gjykata shpjegon se imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal i deputetëve, por garanton që secili prej tyre të mund të ushtrojë lirisht mandatin e tij pa u ekspozuar ndaj persekutimit politik arbitrar, thuhet në vendimin e zbardhur, duke sqaruar se liria personale e deputetit Berisha do të ishte prekur në rast se do të zbatohej heqja e lirisë me vendim gjykate; urdhri i ndalimit të prokurorit, ndalimi me inisiativë nga policia gjyqësore, arrestimi në flagrancë”, diçka që nuk ka ndodhur.

Ky shpjegim hedh poshtë një nga kartat e Berishës për dosjen Partizani që ka insistuar përmes avokatëve edhe në apelit se mos marrja e një autorizimi e bën diskriminuese masën e shpallur për shkak të bindjeve politike të tij.

Gjykata ka hedhur poshtë edhe konsideratën e Berishës dhe dhëndrit të tij se Irena Gjoka ishte e njëanshme dhe se ata nuk patën mundësi të mbrohen.

Edhe nga dy Konventat Ndërkombëtare, Shtet Palë i së cilave është Republika e Shqipërisë, deduktohet se korrupsioni është ajo vepër penale në të cilën funksionari/zyrtari publik e kthen në “send të tregtueshëm” autoritetin e tij për të kryer apo të moskryer një veprim që lidhet me funksionin e tij dhe ky abuzim me fuqinë zyrtare është një nga veprimet më të rënda të keqpërdorimit të detyrës, që del jashtë kufijve të së drejtës, për një përfitim të pandershëm, që mund të marrë personalisht vetë funksionari publik, apo një i tretë i lidhur me të, shton Gjykata e Apelit.

Sipas Iliriana Olldashit, duke “vënë në shitje” autoritetin që ushtron dhe që i është besuar, zyrtari apo funksionari i lartë publik nëpërkëmb, jo vetëm detyrat specifike të funksionit të tij, por tradhton në mënyrë të pastër dhe shoqërinë. Vepra penale tipikisht e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, bëhet edhe më e rëndë kur dyshimi për kryerjen e saj, i ngarkohet kreut të ekzekutivit, sikundër ka qenë në kohën e ngjarjes i hetuari ankues Sali Berisha, argumenton gjyqtarja e apelit.

Gjyqtarja Olldashi shpjegon se përse zbuti masën ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit, duke e dërguar Malltezin nga arrest me burg në shtëpi. Gjykata mes të tjerave çmon se nuk ka rrezik ikjeje. Mbas zbardhjes së vendimit, SPAK pritet të dorëzojë rekurs në Gjykatën e Lartë./ TCh

10 Komente

  1. N
    Nora

    Po more derdimene, na mbushe mendjen, Po gjithe te tjeret do arratiseshin qe i mbani ne burg, pervecse ketij pederastit eee!!!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Malltezi me pasuri $50 milion dhe dhender i nje ish presidenti e ish kryeministri nuk paska rrezik arratisje. Ndersa ai pensionisti i Bashkise i inceneratoreve do arratiset. Shoqja e Argites ,Ilirjana Olldashi i beri mutin reformes ne drejtesi.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kete kisha tani per tani

      Hidh e prit e Saliu vazhdon te djeg Shqiperine, pronen e popullit, dikur me shtyllat elektrike e sot ndertesat e perfaqesimit te shtetit. Tallen prokurore e gjykates deri sa te vdes Saliu nga covidi ose do i fusin vete ndonje virus se nuk paskan guxim as prokurore e as gjykates-bythe e breke me te.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burgu qan per ta.

        Ne kete rast ne nuk kemi te bejme me njerez qe vodhen nje thes sheqer dhe mbaroj kjo pune.Ketu behet fjale per miliarda pasuri qe i gjithe Vicidoli e Tropoja te punoin bashke me rroge nuk vihet kjo pasuri.E mira do ishte ti ktheje te zotit pasurine por ka ndodhur e kunderta ata qe skane patur jane bere me saraje.Kjo familje ka shume gjynahe.Burgu eshte shume pak per ta si familje e babezitur.

        Përgjigjjuni
        1. B
          B

          Berishistja Olldashi,shoqja e Argites,po mundohet te mbuloje mutin me shurre,po ai qe vdiq ne burg i smur cfar rreziku i paraqiste kesaj shurruthlles se Sali kriminelit?? Spakun e ka ne dore Saliu dhe Banda e tij,mbi gjysma e spakisteve jan berishist te thekur.

          Përgjigjjuni
          1. R
            R

            Ju dhjefsha mu ne Spak dhe reforme ne drejtesi,para Saliut pothuaj te gjithe sillen si kjo vemja e nyte Iliriana Olldashi,Saliu i sulmon qe tu pastroj pak surratin ketyre muterve. Komedi

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesi me regji saliste

              Salqenit jo ti kufizohet liria po i duhet marre jeta pas shume torturash , sa jete ka marre ai makara dhe akoma vazhdon te beje rremuja , ndersa dhendrrit pederast edhe burgun e ka pak sipas shume fukarenjve qe vuajne burgun per gjera minore para ketij papacoje .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllobodanka

                Sa te jete bashkefirmetari i Marreveshejs Famekeqe te 23 prillit 2008 "Berisha -Rama" per nderhyrje ne Kushtetuten e Shqiperise qe te perjetesohej pushteti i dy Kyetareve te Partive Politike Demokratike e Socialiste, respektivisht Sali Berishes e Edi Rames, nuk ka as bir e bije nene e as bir e bije kurve qe te denoje Saliun dhe pjestaret e familjes se madhe famoze te tij ne Shqiperi. Nje file flpku t'i preket lexhendarit te Vicidolit, brenda 24 oreve deri ne Himare-Gjirokaster e Korce do te marshojne trupat serbo-ruse dhe Argita Berisha Malltezi do te shpallet Mbretereshe e Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                  U shofte rraca e zagareve te Bishes.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E mjera Shqiperi

                    Arsyetimet pse ndryshoj masen e sigurise per dhendrucin gjyqtarja Olldashi anormale, foshnjore. Ka mbaruar gje fakultetin kjo gjigjtare? Shumica qe vuajne denimin, skane mundesi te dalin ne nje kafe e jo me ti shmangen hetimit apo gjykimit te ceshtjes. Malltezit po ju dha mundesia te le shendene moj gjigjtare pa shkolle e nuk can prapanicen se kush je ti. Gjyqtare pa nivel juridik. Sa poshte ka rene drejtesia. Te tjere kalben ne burg, te tjere vdesin ne burg, te tjere lirohen nga burgu se e kane gjyqtaren te njohur. Ky eshte rezultati i vettingut. Mire qe e mori persiper Rama autorsine e vettingut se do ti binte pergjegjesia amerikes. Ne fakt une mendoj se vettingu ishte indicie e amerikes. As Rama, as Berisha, as Iliri, nuk kane qene per vetting ne drejtesi. Sepse te paret jane kjo treshe qe duhet te hetohen per vjedhjen galopante qe i kane bere Shqiperise. Te dytet jane gjyqtaret qe nuk kane zbatuar ligjin. Po nuk u denuan keta gjyqtare zorr se vihet drejtesi ne vendin tuaj. Hekurri rrihet sa eshte i nxehte.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje