Tentativa e grabitjes në Prush, flet fqinji: Ngjarje e jashtëzakonshme për ne! S'ka ndodhur kurrë të vjedhin dhe një pulë

10 Dhjetor 2023, 21:00Kronika TEMA
Tentativa e grabitjes në Prush, flet fqinji: Ngjarje e jashtëzakonshme

Një ditë pas ngjarjes ku u tentua të grabitet nga 5 persona banesa e Gani Himës në Prush të Tiranës, një banor i zonës ka folur për Report Tv.

Ai shprehet se ngjarjen e mësoi nga prania e makinave të policisë pranë banesës së familjes Hima, ndërsa thotë se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje.

Sipas tij lagjja e tyre është shumë e qetë, si dhe nuk ka pasur probleme të tilla më parë.

"E kam dëgjuar vetëm kur ka ardhur sirena e policisë. Pastaj përmes telefonave e morën vesh çfarë ka ndodhur.

Ata janë burrë e gru dhe djali me gjithë nusen.... Kjo është ngjarje e jashtëzakonshme për ne. Nuk ka ndodhur kurrë të vjedhin edhe një pulë", tha ai.

1 Komente

  1. U
    U shofshin zagaret e Lexhendes dhe Floririt

    Epo Vampiri dhe Floriri bejne thirrje per MOSBINDJE CIVILE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje