Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin

25 Qershor 2024, 13:06Kronika TEMA
Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Fredi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burgim.


Vendimi u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi. Ndërkaq është rrëzuar kërkesa e avokatëve të Belerit për perjashtimin e Daniela Shirkës. Në seancë ka pasur shumë interesim nga mediat greke dhe mbështetes të Belerit. Po ashtu nuk ka munguar edhe ambasadorja greke.

Më 14 qershor, pas një seance që zgjati gati 4 orë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor.  Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi GJKKO e dënoi me 2 vite  Belerin dhe 1 vit e gjashtë muaj burg Kokaveshin. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

 

7 Komente

  1. E
    Eri

    Ne gope te s'emes, si gjithe te tjeret qe kane bere keq ne kete vend.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb …

      Po shkoj ti coj sapunin. Apo se kan fut ne nje dhome me ca islamista . Hajt gezuar ramazonin

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Shtyjani dhe nja 3-5 vjet

        Përgjigjjuni
        1. G
          Greq

          Meriton me shume…buburreci i pjerdhur ! Ne burg ka vend pune per hidraulik !

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Nëse lirohet tutkun atëhere Shqipëria nuk është më Shqipri.Ta shohin veton grekët...Luftë me Shqipërinë,luftë me Maqedoninë luftë me turqinë/Vetëm këta janë në regull.Gjithë provat ti vihen në dispozicion parlamentit europian që të shohin se cfarë njerëz zgjeth greku...Një krirminel do gjykojë europën..?

            Përgjigjjuni
            1. E
              EleΥΘeriskeΨi

              Beleri u denua para se te futej ne burg dhe te gjitha provat do ti vihen Strasburgut dhe ju turkoshak te qelbur do paguani faturen nje per nje. Beleri eshte zgjedhur Evrodeputet dhe qe atje do ju cjerri masken albanistanit . Himarjotet tani kan nje ze te cilin nuk e shuani dot me.

              Përgjigjjuni
              1. ÇAMI SKELE

                Ka ze nje vrases qe ka vrare njerez te pafajshem. Ka ze nje burgaxhi nje te degjeneruar qe do tja shikoni fundin ju kurvat e janulles

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje