DETAJE: Si e nxorën mjekët e “Onkologjikut” jashtë funksioni aparatin për të sëmurët me kancer, u kthye në burim rreziku prej rrezatimeve

25 Qershor 2024, 10:17Kronika TEMA
DETAJE: Si e nxorën mjekët e “Onkologjikut” jashtë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skema që kishin ndërtuar mjekët në spitalin Onkologjik në Tiranë. Në kuadër të këtij hetimi, janë arritur të gjenden prova të rasteve të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci, të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. E përfshirë ka qenë dhe zv. Drejtoresha e QSUT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, të ndjekura nga prokurori Bledar Valikaj, rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar, por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje.

Prokuroria njofton se gjatë këtij hetimi ka pasur përgjime telefonike, vëzhgime në terren, por edhe blerje të simuluara.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:


E.G. (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”;

E.L. (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” neni 234 i K.Pr.Penale;

A.Y. (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;

B.Q. (ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësorë” neni 234 i K.Pr.Penale;

D.K. (Ish specialist pranë QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;

H.G. për vepren penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale; dhe

F.M. për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale.

14 Komente

  1. S
    Sahale Ajlushani

    O Sali, Sali Brrisha; Ti na mesove me dy gishta; Kur te rritem ene pak; Jom ka bohem dhjerokrat. Keta "mjeket" e siperpermendur, ne vitin e zi 1992, ishin nga 10 deri 14 vjeç, dhe i vrymezonte kjo konge e rapsodit te shpellave, sot jo "mjeke" nuk jane, por, nqoftese provohet FAJESIA, atehere TREKEMBESHI ME LAKUN E LITARIT ne sheshin "Skederbej", do te ishte medaljoni me i mire qe dohet tu varet ne qafe.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veç në vendet Muslimanë dhe komunistë ndodhin krim

      Këta tregonë fetyrën e tyrë Turko-otomanë terroristi hajdute. Veç islamikët dhe komunistat vrasin të semurët nëpër spitale. As në afrike nukë ndodhin krimë të tilla..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sahale ti

        Shko ore pirdhu! Keta jane klyshet e rilindjes! Futu ne rrjetet sociale e te shohesh!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Po c'BQ,AK,YS e pordhe me rigon......jepini more emrat dhe bazurretin e turqeve kriminele qe kane marre jeten e dhjetra mjeraneve te pafajshem!!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ato pordhet me rigon ti pish more idiote,a di te lexosh ? Ti kane dhene emrat ,keta jane ata mjek qe ncori saliu qe frynin xhepat me djersen e fukarenjve ,por kur jeni ju injorante qe i shkoni saliut nga mbrapa dhe kerkoni te hai qyl mire ju a bejne .shoqeroni ne protesta studente e rinje qe kerkojne te shkollohen me leket e popullit dhe pasta ju lene kartonin osé ju rjepin.

          Përgjigjjuni
          1. m
            m

            te kish qene ai merhumi ,do i kish bere synet me hanxhar sipas modelit te flokve

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zaza

              Dr mond gashi partner dhe udb dhe mik i mul noges i paafte komplet Qsut eshte prone e tan prasit e mul noges kurse ushtarakunnja lane argites dhe likes jane ndare punet atje. Mjere ai popull eshte dhe renato te radiologjia komplet jasht standarteve Tallenno spakkkkk

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liria

                Konkurencen midis spitaleve shteterore dhe privateve e kane fituar dhe do ta fitojne gjithmone privatet. Spitalet shteterore i mban mafia ne pushtet.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juli Rusi Elbasan

                  Akoma pyesni pse emigrojne njerezit?

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Enio

                    Disa mjeke ne Shqiperi sado qe t'ua rrisesh pagat, prape do bejne korrupsion. Me duket se e kane mesuar ne universitet kete profesion, jo ate te mjekut, por te korrupsionit. Kam takuar edhe mjeke profesioniste dhe me zemer te madhe, por jane ja mjeke dhe infermiere qe e duan ne lule te ballit.

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      niku

                      Ku je o Enver Hoxha,se ti ishte ilaç per te korruptuarit dhe antishqiptaret mes nesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        rezari

                        Ama masa te renda paska marre prokuroria, u keputen ne bythe.Pas ca muajsh do harrohet cdo gje dhe keta gjoja te arestuarit do jene te lire dhe prokuroret dhe gjykatesit do kene fryre xhepat.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          beni

                          Shperdorim detyre ? jo mo joooooo, kjo eshte vrasje e paster .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Mbylleni spitalin. Me mire te paguajme sherbimet turke me fonde publike dhe shushunjat e pangopura te kalben ne te njejten dhome burgu. Gabim i tmerrshem rritja e rrogave. Kthejeni mbrapsht ate ligji.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje