Humb jetën 60-vjeçari në plazhin e Velipojës, pësoi atak kardiak

24 Qershor 2024, 15:37Kronika TEMA
Humb jetën 60-vjeçari në plazhin e Velipojës, pësoi

Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Velipojës.


Trupi i 60-vjeçarit, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.

Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

 

Lini një Përgjigje