Gjykata e Lartë publikon raportin: Në 2021 u pranuan më shumë rekurse nga qytetarët sesa nga organet publike

14 Korrik 2022, 09:52Kronika TEMA

Gjykata e Lartë publikon raportin: Në 2021 u pranuan më

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ka publikuar një studim për vitin 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kuthuhet se kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, paraqitet në favor të të parëve. 

"Për vitin 2021 testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik privatë (55,3%), kundrejt 340 rekurseve të paraqitura nga organet publike (44,6%).

Edhe për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 testi i pranueshmërisë së rekursit rezulton i suksesshëm për individët/personat juridik privatë. Nga 892 vendime të dhëna për zgjidhjen e çështjeve në themel kanë marrë zgjidhje përfundimtare 751 çështje, ndërsa 141 çështje janë kthyer për rigjykim.

Në totalin e këtyre çështjeve, 51,46% i zenë rekurset e paraqitura nga individët/personat juridik privatë, 32,7% janë rekurset e paraqitura nga organet publike, ndërsa për çështjet e prishura dhe të kthyera për rigjykim 5,71% janë rekurset e paraqitura nga individët/personi juridik privatë dhe 10,1% janë rekurset e paraqitura nga organet publike," thuhet në raportin e publikuar prej saj.

Duke iu referuar 751 çështjeve që janë zgjidhur përfundimisht nga Kolegji Administrativ, rezulton se testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 459 rekurse të paraqitura nga individi/person juridik privat (61,1%), kundrejt 292 rekurseve të paraqitura nga organet publike (38,9%).

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Për pashaportizim nga një rreth në rrethin tjetër kërkojn i Albania, noter, qeraja shtëpisë së pronari, kontrata, hipoteka shtëpisë private, 40 000 lekë noter, 15 %kupon tatimor mbi qiranë, të gjitha këto për ndryshim në gjëndje civile banor lagje, ku në BE paraqitesh në bashki, jep adresën, e verifikon inspektori bashkisë, përfundon regjistrimi për votim, kontrata, dhe ministria financës ekzistojn si formalitete por nuk janë penges ndryshim adresse si te ne. Kur do kuptohet?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje