Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit! Ish-deputeti mbetet në qeli

11 Mars 2025, 14:04Kronika TEMA
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit! Ish-deputeti mbetet

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, duke rrëzuar kërkesën e tij për për zhvleftësimin e vendimit të datës 18 dhjetor 2019, marrë nga Gjykata Penale për dënimin e tij me 1 vit burg.

Duke mos pranuar rekursin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij.

“VENDOSI: Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftim. 

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit. 

 

3 Komente

  1. R
    Ryppppppp

    Hahaha o Bole

    Përgjigjjuni
    1. G
      GRIDA duhet mbajtur me zjarr....

      Salijanji, tani po e ndjen burgun... kaq e thjeshte qenka qe ti fusesh ne burg vellain atij tjetrit ne kohe paqe?! Ky nuk eshte problemi me i madh i yti... problem eshte se kush e mban me zjarr Grida Sumen

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja kaq

        U QIFSHA "rekursin" juve gazetarë analfabetë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje