Sot në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila është shoqëruar me debate mes prokurorit Ols Dado dhe avokatit Maks Haxhia.
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca tha se ende nuk i është vënë në dispozicion në mënyrë elektronike e gjithë dosja prej 60 mijë faqesh dhe se ende paraqitet në Gjykatë për ta lexuar. Sipas tij mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166 (pra 24 fashikuj) dhe shtoi se rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane.
Diskutime nga seanca:
Maks Haxhia: Në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Avokatit, do doja të dija nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me dosjen apo jo? Ne duhet të bëjmë proces. Kolegia duhet të shprehet nëse është njohur me dosjen, sepse ka edhe një komitet disiplinor. Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doci e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për te pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj unë sepse po bëhet qesharak procesi.
Prokurori Ols Dado-Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri, je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?
Gjykata: Pasi u konsultuan në vend, vendosën se këtu nuk ka nevojë për të bërë debat.
Ndreca: Mbështes kolegun, Maks Haxhia i ka të dyja cilësitë dhe nuk mund të dalë nga njëra apo nga tjetra. Procesi i rregullt ligjor lidhet edhe me mënyrën si ushtron profesionin avokati.
Gjykata e ndërpret.
Gjykata: Secili nga ju mund të ketë edhe tagra të tjera, por nuk lidhen me këtë proces. Maks Haxhia është legjitimuar si mbrojtës i një prej të pandehurve në këtë proces. Legjitimimi nga gjykata është bërë për një gjë, pra kërkesat lidhini me kërkesat paraprake që lidhen me këtë gjykim.
Ndreca: Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me atë që ju thoni, procesi ka 30 të pandehur, se interesat janë të lidhura. Cilësitë e një individi nuk mund të ndahen, kur shikon si ushtrohet profesioni i një avokati, sepse është pjesë e procesit të rregullt ligjor.
Ndreca: Kam një kërkesë me shkrim, është dy faqe. Unë kam kërkuar që të njihem me aktet e dosjes, unë kam kërkuar oraret kur unë mund të vij në gjykatë për t’u njohur me dosjen, më pas kam marrë angazhimin për studimin e dosjes. Në fillim më thanë që do e marrësh në mënyrë elektronike, por kjo nuk u bë e mundur për shkak të kundërshtimit të prokurorisë. Kam ardhur me një grup avokatësh. Kërkoj një afat 2-javor që unë të realizoj një shqyrtim paraprak të dosjes, që unë të kuptoj si duhet ta realizoj mbrojtjen dhe të paraqes një plan të detajuar sesi unë do ta bëj mbrojtjen. Gjykata duhet të sigurojë kohën e nevojshme që të bëjmë një mbrojtje efektive. Çdo nxitim i pajustifikuar nuk i shërben drejtësisë. Ky proces ka edhe impakt në publik për shkak të funksionit të të pandehurit Erion Veliaj, si kryebashkiak i zgjedhur disa herë me votë. Pasi të njihemi me aktet mund të bëhet një debat real. Kërkojmë të njihemi me dosjen dhe të merrni parasysh kërkesën tonë.
I pandehuri Elman Abule kërkon ndarjen e çështjes, pasi ka bërë edhe kërkesë për gjykim të shkurtuar. “Ne e kërkojmë ndarjen e çështjes, duke qenë se numri i të pandehurve është i lartë. Vepra penale për të cilën akuzohet i mbrojturi prej meje Elman Abule është kompetencë e një gjykate tjetër”, thotë avokati.
Avokatja Romina Zano: Kërkon që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e gjykatës së posaçme dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë.
Elman Abule: Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates.
Dritan Jahaj, përfaqësues i Mirton Likës dhe shoqërisë së tij LAL ShPK: Kërkesa jonë ka të bëjë me konstatimin e kompetencës lëndore. Ne konstatojmë që kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar këto vepra, kërkojmë që çështja të kalojë në një tjetër gjykatë.
Avokat Henrik Ligori: Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësuar si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete.
Avokati Lulëzim Bajramemaj: Për Frosina Bollon dhe shoqërinë, kërkojmë gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes në lidhje vijim e gjykimit të çështjes.
Avokat Leonard Repi: Për të pandehurën Adela Kondakçiu ne kërkojmë që të gjykohemi me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe veçimin e çështjes.
Ols Dado: Kërkesa e mbrojtës së zotit Veliaj për një afat prej dy javësh, është e panevojshme, sepse zoti Veliaj ka ndryshuar disa mbrojtës, aktet i janë dhënë, sepse mund te jemi serish edhe pas një muaj me të njëjtën situatë, ndryshim avokati dhe ai do të kërkojë kohe për t’u njohur me aktet. Për të pandehurin Elman Abulen dhe shoqërinë ‘Rametal’, që kërkojnë moskopetencë, kërkojmë që të rrezohet, pasi jemi në një procedim të lidhur. Ndërsa për gjykimin e shkurtuar dhe ndarjen e çështjes do të shprehemi në momentin e duhur procedural. Përsa i përket të pandehurës Klotilda Bushka situata është edhe më e qartë për shkak të funksionit të saj.
Avokatja Romina Zano: Ne kërkojmë gjykim të shkurtuar por edhe ndarjen e çështjes nga të gjithë të bashkëpandehurit e tjerë.
O zot, dosje me 60 mije faqe , qe edhe roman te ishte do duheshin mbi 1 vit te lexoheshin , ky prokurori i pa shkolle , ja coi para 20 ditesh me karroce ne burg , thot se i pandehuri eshte njohur me dosjen!!!. Me prokurore pa merite , por partiak e inatcore dhe gjykates , qe tremben nga te tille prokuror , kurre nuk do behet drejtesi ne kete vend.
Genjeshtari Ols Dado: Kërkesa e mbrojtës së zotit Veliaj për një afat prej dy javësh, është e panevojshme, sepse zoti Veliaj ka ndryshuar disa mbrojtës (e vertete) aktet i janë dhënë (para 1 jave), sepse mund te jemi serish edhe pas një muaj me të njëjtën situatë, ndryshim avokati (dosja me ne fund i eshte dhene vetem para 1 jave, pas kerkese te paraqitur nga Ndreca) dhe ai do të kërkojë kohe për t’u njohur me aktet.
Mungokan disa fashikuj ? Mos i ka zhdukur Lali , ose i ka perdorur ne tualet per tu fshire !!!!.........O avokatuc , boll u sperdrodhet duke bere cdo gje per te fituar gjyqin pa gjyq , vazhdoni seancat dhe vertetoni pafajesine nese mundeni ......se pari , meqe ka interes te madh kombetar dhe nderkombetar , hidhni poshte p.sh faktin e 800.000 eurove breke , besoj faqet e kesaj ceshtjeje nuk mungojne apo jo ??? !!!!!
Olsi Dado e ka vendin ne paraburgim, sa me pare me mire! Po ka bythe CDUja ta marre Dadon emigrant pa letra ne Gjermani!
Avokatet e mirenjohur dhe kompetente kane te drejte. Keta duhet te refuzojne te perballen me nje prokuror injorant,te lig,qe nuk ka fare te beje me drejtesine. Te shohim vendimin e gj.adm.per te.
Perralla me mbret.>60 mije faqe .hahaha.
O mjeshtra, prokurori quhet Ols, apo Olsi Dado, nuk mund te shkruani artikuj sikur flisni ne rruge !!
Kesaj i thone te zvarritesh per tu mbrojtur me procedure, pavaresisht se je hajdut!
Xha Braho, ti je gjykatesi mo? Po hë mor burrë i dheut, jepe verdiktin, ta mbyllim shpejt e shpejt këtë punë se u lodhëm. Ku ke qenë më perpara!
Po nuk e lene gjyqin te v9ijoje, nuk e shikon? kerkojne ta mbyllin me procedure sic e beri dikur ish kryetari pd-luli. Tani lali!
Domani dhe Dado jane dhjere ne breke. Kundershti popullore e padrejtesise se tyre do ti ndeshkoje rende keta bishta te shtrember te Saliut funksionar i Hezbollahut.
Perse GJYKATA,(si vendimarrese mbi palet,prokuror e avokat) nuk fle me vendime?Cfar luhet nga prokuroria"speciale"?Me sa duket,ligesia kunder Z.Erion Veliajt ,nuk paska fund.Nje prokuror kur i ka gjerat e "kopsitura" ska nevoj te beje shkelie te ligjit e te nxitohet ne veprimtarine e tij.Ai "e kap lepurin me qere" thote populli.
Avokati kapeleve 300 euro dhe te tjerave.Edhe pse keta sekretaret e pergjitheshe jane pergjegjes dhe komandojne financat ne institucione,ja kane gjetur se i largohen firmes.Avokate leshi,pranoni procesin normal te gjykimit dhe veryetoni pafajesine e hajdutit sic pretendoni.
Nese ligji funksionon, Olsian Dado duhet te shkorkohet nga detyre dhe t'i jipet mundesia te hape ndonje zyre avokatie andej nga Bradasheshi.
Guzhunjeri u bē prokuror olelelelel obbobobobo ça bohet nē Albanistanin e Evropēs ububububu.
Fotokopje faturash, transkipte pergjimesh, këto janë 60 mije faqe. Substanca nuk është më shumë se 500-600 faqe. Të tjerat janë shkresa të derguara tatimeve, bankave, kadastres, et. Gjatë shqyrtimit gjyqësor marrin cilesine e proves materiale. Dil Lal në fushen e betejes dhe lufto, jo si kurvat...
Sa mire e njifke dosjen, o Romeo?! Ti. thua qe 55400 faqe, jane shkresa e fatura? Nëse keto faqe jane keshtu si thua ti, dmth skane vlere, atehere perse jane administruar? Nëse skane vleren e proves, nuk kishin pse i administronin ne dosje. Keto materiale si i paskan lexuar 2 prokurore?! Diagonal? Edhe nje pryetje : ne relacionin perfundimtar, besoj qe te gjitha dokumentet (edhe 55600 faqet) jane referuar, apo jo? Po, apo jo?
Ti jurist i njohur tënbëfsha m.... në diplomë Po ke ndonjë njohuri se sa ditë do të duhen të çfetosh 60000 faqe të shkruara ???? Po për ti lezusr thjeshtë si roman a e di sa mundet të dojë njënlexues i mirë ??? Po zë çfletosh , të lezosh e ri lexosh për të marë esencën ?? Po për të mbajtur shënime mbë problemin që ka interes i padituri të dijë të evidentojëntë kuptojë dhe të bindet në atë që lexon sa i duhet si kohë ??? Ju juristi i plepave keni ndonjepërgjigjeqë të bindësh të pandehurin,dhe avokatët avokatët. Opinionin publik median gazetarët etje ? Po ka një përgjigje bindëse ky biçim prokurori që në 59400faqe që qënkan dokumente .fatura e tje midis tyre nuk ka ndonjë shifër që është fshehur me kujdes për të mos e njohur i pandehuri apobavokatët,por në faktë prokurori ihetimit të çështjes e ka të ditur dhe i mëshon këtij dok .pavarësisht se e ka parë apo jo i padituri por që e rëndon të paditurin dhe avokati nuk e ka përgatit mbrojtjen mirë Prandaj avokatët kanë të drejtëntë njohin në detaje dosjen jo me 60000 faqe por dhe 600000 qofshin kjo nuk ka të bëjë me prokurorin .Se sa ditë javë muaj i duhen mbrojtjes për tu njohur me dosjen kjo është çështje dhe kopetancë e gjyqëtarit ta vendos dhe jone prokurorit. Sepse prokurorucit maskara i intereson që problemi të darravitet nëpër shgaravinat që ka bërë ai dhe muk ka interes që i padituri apo avokati ta nxjerrë cullak këtë prokuror hakmarrës dhe i pa kualifikuar Në qoftë se prokuroria është e bindur në fajsinë e të pandehurve le të rrij i qetë dhe të presë gjykimin e çështjes . Por jo, ky kec i pa bindur nuk ka interes që mbrojtja të jetë e plotë e saktë dhe e bindëshme për gjykimin e çështjes . Sidoqoftë Lali Eri po ka bërë zullume do të përgjigjet e pse jo dhe të dënohet por me fakte .me bindje ,me dokumenta dhe jo me supozime dhe hamendësime.