Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen.
Bëhet me dije se është arrestuar 25-vjeçari, i cili në një video te publikuar më herët u pa duke përplasur me vetëdije të plotë, me forcë mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, me një makinë, me të cilën ishte aksidentuar më herët.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes dy shtetasve, për motive të dobëta.
Goditi disa herë me automjetin e tij, automjetin e një shtetasi tjetër, duke i rrezikuar jetën, vihet në pranga 25-vjeçari.
Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe nga strukturat e tjera të DVP Vlorë që ishin në shërbim, se dy drejtues mjetesh, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, ishin përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre, shtetasi E. H., 25 vjeç, po godiste në mënyrë të përsëritur me automjetin e tij, automjetin e shtetasit G. D., 18 vjeç, duke i rrezikuar jetën, ndërhynë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke neutralizuar shtetasin E. H.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i Kodit Penal, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po tentative për vrasje me paramendim?,apo ku të vret benzi, I ka xhan shqiptaret.
Djal i shkathet.Bravo.Coeni. brenda per tentativ vrasje,demtim i prones me dashje dhe 10 vjet heqie patente dhe ky behet dele